Tillerson: “Shqetësim i thellë” për burgosjet në Turqi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me arrestimin e dy pjesëtarëve të personelit diplomatik amerikan në Turqi, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i Shtetit.
Në bisedën telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, Tillerson, po ashtu, ka kërkuar që qeveria e Turqisë të paraqesë prova lidhur me akuzat kundër të punësuarve.
Biseda telefonike ndërmjet dy zyrtarëve të lartë ishte e para e këtij lloji prej shpërthimit të krizës diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, që janë aleatë shumëvjeçar në NATO.
Sipas mediave turke, kjo bisedë ka zgjatur gati gjysmë ore.

Artikulli paraprakSerbia po mbron kriminelët e luftës
Artikulli tjetërRama provokon konflikt në Parlament me fjalorin ordiner