Tifozëve të Tironës nuk u mjafton fitorja ndaj Partizanit, nisin korin “Rama ik”

Derbi kryeqytetas midis Tiranës dhe Partizanit është mbajtur sot në Air Albania Stadium.Mes festimeve të shumta të tifozëve janë dëgjuar njëzëri edhe thirrjet e forta ‘Rama Ik’. Kryeministri Rama është “sulmuar” edhe plot herë të tjera nga ndeshjet në stadiume.
Tirana shkatërron Partizanin 5-1 në derbin e kryeqytetit e vlefshme për javën e 24 në Kategorinë Superiore.
Në minutën e 90+1′ Ernst Muçi realizon një supergol nga goditja e dënimit, duke befasuar të gjithë.

Në minutën e 82’ Ernest Muçi shënon golin e katërt. Pas tentativës së Torasës, topi u ndal fillimisht nga portieri Alban Hoxha, teksa më pas shkoi te talenti Muçi, i cili nuk fali duke e dërguar në rrjetë.

“Tirona” marshon në derbin ndaj Partizanit duke qenë në avantazh golash por edhe në avantazh numërik, pasi mbrojtësi Bitri I Partizanit është ndëshkuar me karton të kuq që në minutën e 14-të.

Vetëm 120 sekonda lojë i mjaftuan të kuqve që të realizojnë një supergol me anë Melos i cili me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës dërgon topin drejt rrjetës. Lika ngel i shtangur.

Tirana reagoi shumë shpejt duke barazuar rezultatin 1-1 në sfidën ndaj Partizanit pasi Batha realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 13’ pas një dyluftimi mes Bitrit dhe Torasës, për gjyqtarin Juxhin Xhaja nuk ka dyshime, 11 metërsh për bardheblutë dhe karton i kuq për Bitrin. Protestojnë futbollistët e kuq.

Në minutën e 18′ arbitri Xhaja akordon një tjetër penallti për Tiranën, Telushi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale. Batha shënon sërish nga pika e bardhë duke përmbysur rezultatin 2-1. Në festë bardheblutë të cilët e mbyllin në avantazh pjesën e parë.

Ajo që bie në sy është një spektakël i vërtetë i tifozerive të të y skuadrave, ndërsa tifozeria e “Tironës” ka shpërthyer në thirrjet “ik, ik, ik…” pas golit të avantazhit.

Artikulli paraprakTirona nuk ndalet, festival golash ndaj Partizanit, 5-1
Artikulli tjetërSa na mungonte kjo Tironë…