Tifozët lusin Ronaldon të kthehet në Madrid

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka vizituar Madridin dhe menjëherë ka hasur në tifozët e ish-skuadrës së tij, Reali.
Teksa inauguronte një klinikë të re bashkë me të dashurën Georgina Rodriguez, tifozët dëgjohen që i kërkojnë 34-vjeçarit që të kthehet në Madrid.
Ronaldo reagon vetëm duke bërë shenjën “ok”.
Në Madrid tashmë është kthyer Zinedine Zidane, duke i befasuar të gjithë, ndaj tifozët e Los Blancos vazhdojnë të shpresojnë që kjo mund të ndodhë edhe me Ronaldon.
Ronaldo u transferua gjatë verës së kaluar te Juventusi për 112 milionë euro.
Ai u largua nga “Santiago Bernabeu” pas nëntë sezoneve ku shënoi 450 gola në 438 paraqitje në të gjitha garat.
Ronaldo fitoi më shumë se 15 trofe, veçuar katër të UEFA Champions League.
CR7 po kalon një sezon të kënaqshëm te “Zonja e Vjetër”.
Pas het-trikut në Champions League kundër Atletico Madridit, ai ka shkuar në kuotën e 24 golave në 36 paraqitje.

Artikulli paraprakBiznesi i fjalës, Shqipëria vazhdon të mbetet peng i njerëzve të vegjël e demagogëve
Artikulli tjetër“Barcelona me gjeniun Messi, favorit për Ligën e Kampionëve”