Thirrja e Bashës: Masivisht në kutitë e votimit më 25 prill për ndryshimin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku i bën thirrje shqiptarëve se vetëm ata mund të sjellin ndryshimin.

Basha thotë se ai vetë si kryeministër do të ketë kësaj radhe mundësinë t’u shërbejë me votën e 25 prillit.

Ai thekson se ndryshimi tashmë ka ardhur pasi është në zemrat e çdo shqiptari.

STATUSI NGA LULZIM BASHA
Ora po afron! Dita po afron! Dhe vota juaj do të sjellë ndryshim për familjet tona dhe unë të kem mundësinë t’ju shërbej jo vetëm si ministër, si deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetari i qeverisë së ndryshimit me votën e 25 prillit. Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrat e çdo shqiptari. Dhe me ndryshimin, Shqipëria Fiton, ju fitoni! Faleminderit!

https://www.facebook.com/watch/?v=657954444868444

Artikulli paraprakProkuroria bastis zyrat e “Lapsi.al” pas publikimit të skandalit të PS me të dhënat personale të qytetarëve
Artikulli tjetërProçesi apo rezultati? Një rishikim i nevojshëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE