Themeluesi i PD, Preç Zogaj: Berisha lider që e ka mbyllur ciklin

22 marsi trokiti sërish, por për demokratët kjo datë nuk ka entuziazmin e fitores se vitit 1992 që solli në pushtet për herë të parë Partinë Demokratike.

Protagonistët e kohës kujtojnë gabimet e lidershipit.

“Sali Berisha e personalizoi fitoren, me të tjerë njerëz fitoi dhe me te tjerë njerëz e beri bërthamën e qeverisjes dhe me kalimin e kohës ky personalizim i fitores prodhoi si efekt te parë humbjen e Partisë Demokratike për tre muaj“-shprehet Preç Zogaj, themelues i PD.

Dikur krah amerikaneve sot lideri historik i demokratëve është i padëshiruar për ta. Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë e kujtoi fitoren e parë brenda katër mureve te banesës së tij me disa rreshta në Facebook ku bëri një kronologji të ngjarjeve duke i dhënë jehonë arritjeve, por edhe gabimeve mes tyre skemat piramidale të 97.

Sulmoi Edi Ramën për shpalljen e tij non grata, por nuk kurseu as Lulzim Bashën që në bindjen e Sali Berishës ka gisht në izolimin e tij ndërkombëtar.

“SHBA kanë dashur ndryshimin ne 1991, kur erdhën Shqipëri. Dhe ishin përkrah PD dhe e mbështeten fuqishëm për të ardhur pushtet pasi ishte pjese e politikes amerikane për të larguar partitë e vjetra dhe fillimi i një histori te re me parti te reja demokratike. Sot edhe sikur medalje amerikane te kishte Berisha nuk behet fjale qe te fitoje zgjedhjet. Ai është një lider qe e ka mbyllur ciklin e vet. Nuk mund të fitohet me SHBA kundër dhe dyer mbyllur ne Europë.”

3 dekada pas fitores se zgjedhjeve te para pluraliste demokratët ndodhen ne opozitë dhe në një luftë të ashpër brenda llojit për vulën dhe logon e partisë.

Artikulli paraprakE vetmja alternativë e opozitës për Kryeministër!
Artikulli tjetërSi të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi