”The Sun”: Ish-ushtarë shqiptarë pjesë e bandave kriminale në plazhet luksoze spanjolle

Vendpushimet spanjolle kanë qenë për dekada të njohura si vende famëkeqe për krerët e grupeve kriminale, duke frymëzuar filma dhe shfaqje televizive si “Sexy Beast” dhe “The Night Manager”.
Por në vijën bregdetare ka shpërthyer papritmas dhuna, duke rezultuar me një valë ekzekutimesh, sulme me bomba dhe vrasje barbare nga bandat.
Emigrantët britanikë kanë thënë për ”The Sun Online” se shumë banorë kanë frikë për jetën e tyre pasi vala e dhunës po përhapet në destinacione turistike, duke përfshirë Benidorm, Malaga, Marbella dhe Estepona.
Policia tregon për lehtësinë me të cilën kriminelët mund të fshihen në pronat e mëdha anonime të banimit, të cilat janë aq të zakonshme në zonat e Kosta del Sol si një nga atraksionet.
Ekspertët gjithashtu besojnë se bandat e reja nga 13 vende të ndryshme – duke përfshirë kartelet e drogës kolumbiane, ish-ushtarët nga Shqipëria dhe degët e mafies së frikësuar ruse – janë përgjegjës për shumicën e gjakderdhjes.
Ignacio Carrasco, sekretar i përgjithshëm për shoqatën e Gardës Civile në Malaga, tha: “Unë mendoj se jemi në një spirale të dhunës, e cila vetëm sa do të përkeqësohet. Bandat po përdorin bomba”.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme spanjolle tregojnë se në vitin 2016 kishte 440 grupe të regjistruara të krimit të organizuar në mbarë vendin – vitin e fundit për të cilin janë në dispozicion shifrat zyrtare.
Ndërsa mbi 100 grupe të krimit të organizuar janë të bazuara në dy qytetet më të mëdha të Spanjës dhe Barcelonës, Malaga – së bashku me krahinën fqinje të Cadizit dhe krahinat bregdetare të Valencias dhe Alicante, në radhën e operimit të 51-100 grupe kriminale.

Artikulli paraprakBerisha denoncon skandalin: Policia fshehu vrasjen e kryer nga kryeplaku
Artikulli tjetër79 % e të rinjve duan të ikin!