“The Economist”: Shqipëria, vend i korruptuar dhe i vështirë për investime

Në raportin e fundit të agjencisë britanike të kërkimeve “The Economist Intelligence Unit” nënvizohet se Shqipëria do të ketë një stabilitet politik në dy vitet e ardhshme, pavarësisht se dy partitë kryesore ende nuk kanë rënë dakord për Reformën në Drejtësi dhe dekriminalizimin e zyrtarëve. Megjithatë, zgjedhjet në 2017, shkruan “The Economist” në raport, do të jenë një provë për vendin tonë.
Sa i përket disa aspekteve të analizuara në raportin për Shqipërinë, i publikuar ditën e sotme, për marrëdhëniet ndërkombëtare përmendet kryesisht integrimi europian si një prioritet i politikës së jashtme. Ndërsa sa i përket aspekteve ekonomike, sipas raportit, agjencia rishikon me ulje parashikimin e rritjes reale të PBB-së në Shqipëri në vitin 2016 në 3% (më parë 3.3%).
Pavarësisht nga përmirësimet, klima e investimeve në Shqipëri ka të ngjarë të mbeten ndër më të vështirat në rajon, nënvizon raporti. Mangësitë në administratën publike dhe sistemin ligjor, korrupsioni i përhapur, furnizimi me energji elektrike i pamjaftueshëm, (edhe pse i përmirësuar), si dhe infrastruktura e dobët, paraqesin probleme veçanërisht të vështira për vendin tonë.

Politikat fiskale

Konsolidimi fiskal është një prioritet për qeverinë, nënvizon raporti, teksa ajo përpiqet për të ulur deficitin buxhetor, i cili u rrit në 5% të PBB-së në vitin 2013, për shkak të shpenzimeve parazgjedhore. Deficiti buxhetor u zgjerua me 5.2% të PBB-së në vitin 2014, kryesisht si rezultat i pagesës së detyrimeve të prapambetura ndaj sektorit privat. Raporti tregon se, qeveria shleu pjesën më të madhe të borxheve të saj deri në fund të 2015. Goditja e evazionit fiskal ose ndryshe reforma e antiinformalitetit, ndihmoi për të ngushtuar deficitin fiskal në 4% të GDP në vitin 2015. “Ne konsiderojmë se, objektivi i qeverisë prej  deficitetit të borxhit prej 2.2% të PBB-së është shumë optimiste; megjithatë, ne parashikojmë se deficiti do të bjerë në mënyrë të konsiderueshme, në 2.9% të PBB-së, si rezultat i rritjes më të shpejtë ekonomike dhe përmirësimit të mbledhjes së taksave”, thekson agjencia.

Politikat monetare

Që nga gushti 2011, kur norma e saj e interesit qëndronte në 5.25%, Banka e Shqipërisë ka ulur normën në 15 raste të ndryshme, nga një total prej 375 pikë bazë, duke e çuar atë deri në një rekord të ulët prej 1.5% në prill të vitit 2016.
“Pas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në mars 2016 për të zgjeruar politikën e saj të lehtësimit monetar, ne besojmë se Banka e Shqipërisë ka hapësira për të ulur normën, për të stimuluar kreditimin”,  thuhet në raport.

Rritja ekonomike dhe inflacioni

“The Economist” shkruan se pritet një trend pozitiv për të përshpejtuar në mënyrë modeste rritjen ekonomike në 2016-‘17. Eksportet, nënvizojnë ata, do të përfitojnë, sidomos jashtë eurozonës, nga një dobësim i monedhës vendase.
Raporti tregon se Pasiguria në lidhje me zbatimin e programit të tretë të ndihmës ndaj Greqisë mbetet dhe rreziku i vendit që ka për të lënë zonën e euros, gjatë pesë viteve të ardhshme është ende e lartë, në 60% sipas vlerësimit të agjencisë.
“Raundi i ri i masave shtrënguese që Greqia do të jetë e detyruar për të futur si pjesë e fundit kushteve për përfitimin e ndihmës, do të reduktojë kërkesën greke për eksportet. Megjithatë, pas gjashtë viteve të krizës ekonomike, Greqia nuk është më aq e rëndësishme si partner tregtar për Shqipërinë”, thuhet raport.
“The Economist” ka rishikuar me ulje parashikimin e rritjes reale të PBB-së në Shqipëri në vitin 2016 në 3% (më parë 3.3%). “Ne parashikojmë që rritja reale e PBB-së do të përshpejtohet në 3.4% në vitin 2017, teksa veprimtaria ekonomike do të zgjerohet për tregun Itali-Shqipëri, si dhe pritet që Greqia të dalë nga recesioni; Këto zhvillime do të rrisin kërkesën për eksportet shqiptare dhe njëkohësisht do të rrisin remitancat e imigrantëve”.
“The Economist” parashikon që inflacioni mesatar do të ndryshojë pak në vitin 2016, në 1.8%. Një reagim në çmimet ndërkombëtare të mallrave dhe rritja e konsumit të brendshëm, përpara zgjedhjeve të mesit të vitit të ardhshëm sakaq, do të çojë inflacionin në një mesatare prej 2.3%, në vitin 2017.

Shqipëria e parafundit në Ballkan për eficiencë

Indeksi i Performancës së Logjistikës 2016 e nxjerr Shqipërinë të parafundit në Ballkan dhe ndër të fundit në botë, në mesin e 160 shteteve të analizuara, për eficiencën e lëvizjes së mallrave ndër shtete…
Tregtia globale varet nga logjistika, nënvizon raporti i bërë publik nga Banka Botërore. Shtetet me një logjistikë më eficiente mund të lidhen më lehtësisht me kompani vendase apo ndërkombëtare, përmes një zinxhiri të mirë nga ku mund të mbështetet. Shtetet me logjistikë jo eficiente përballen sakaq me kosto të larta, në aspektin të kohës, edhe të parave, në një tregti ndërkombëtare.
Sipas të dhënave, Shqipëria renditet e 117 në botë dhe e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Malin e Zi, i renditur në vendin e 123 për eficiencën e logjistikës për tregtinë. Performancën më të mirë rajonale e tregon Serbia, e renditur e 76 dhe Maqedonia e 106.
Performancë më të mirë botërore tregon Gjermania, Luksemburgu dhe Suedia, ndërsa në fund të listës gjenden Somalia, Hairit dhe Siria.

Artikulli paraprak“The Guardian”: Shqipëria në vendet me risk më të lartë në pagimin e borxhit
Artikulli tjetërKapllani largohet nga FSV Frankfurt