Thaçi do të niset drejt Shtëpisë së Bardhë për t’u takuar me Pence

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet së shpejti në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti amerikan Michael Pence, njoftojnë zyrtarët në Prishtinë.
Zoti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike, njoftoi zyra e Presidentit të Kosovës në faqen e saj online.
Presidenti Thaçi do të kërkojë edhe përfshirjen e SHBA në fazën e fundit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, si garanci për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, tha zyra e tij.
Sot, Presidenti i Kosovës u prit në Vatikan nga Papa Françesku. Sipas zyrës së Presidentit të Kosovës, në bisedimet me Papën do të flitej për krijimin e Komisionit mbi të Vërtetën dhe Pajtimin dhe mbi procesin e normalizimit Kosovë-Serbi.

Artikulli paraprakKriza e thellë e së majtës në Europë
Artikulli tjetërOlsi Rama në makinën e transportit të kokainës AA 635 DM, Ruçi i ndërpret fjalën Berishës