Thaçi del garant

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti dje vëzhguesit nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga Igor Soltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Evropian.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit. Presidenti Thaçi falënderoi Soltes që Parlamenti Evropian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.
“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi. Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën. “Jemi këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh Soltes. Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri proevropiane, proNATO dhe multietnike.

Artikulli paraprakTrump i përgjigjet Comey me një fjalë, hakmarrje
Artikulli tjetërKosova ashpërson masat për zgjedhjet