Testoni, testoni, testoni/ OBSH, “shuplakë” Edi Ramës

Shqipëria ka regjistruar një numër shumë të vogël testimesh për koronavirusin, ndërsa kryeministri Edi Rama jep çdo ditë nga shtëpia e tij në Surrel urdhra për gjoba, sekuestrime dhe ndalime.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi të hënën ato vende që nuk po bëjnë testime të pacientëve të dyshuar me coronavirus.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSHE, Tedros Adhanom paralajmëroi se pandemia nuk do të largohet në këtë mënyrë.

Ai bëri thirrje për testime, testime, testime.

‘Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur’, tha ai.
Dy vende duket se kanë dalë më të fituar nga beteja me koronavirusin. Koreja e Jugut ka vendosur një shembull brilant, pasi ka testuar mijëra e mijëra njerëz në kohë rekord, duke i lokalizuar të prekurit dhe izoluar.

Kurse Kina ia doli me masa ekstreme izolimi dhe me premtimin se do të rimbursonte të gjitha qytetarët dhe bizneset e prekura nga kriza ekonomike.

Qeveria shqiptare e Edi Ramës nuk po bën asnjërën nga këto pasi miliardat kanë shkuar për koncesionet e një grushti njerëzish. Kryeministri po bën vetëm një gjë: përhapje e panikut dhe premtime për gjoba, gjoba, gjoba…

Artikulli paraprakI vetmi vend europian pa coronavirus dhe masat që ka marrë
Artikulli tjetërEksperimentohet në SHBA vaksina e parë kundër coronavirusit