Terror tek Unaza e Re! Mbi 300 forca policore rrethojnë banorët për të mos i lejuar të protestojnë

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën e Unazës së Re duke ushtruar terror ndaj banorëve. Më shumë se 300 forca policore janë bërë gardh duke mos lejuar banorët që të dalin në rrugë dhe të protestojnë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike një gardh me policë janë rreshtuar përballë protestueve, duke mos i lejuar ata të protestojnë në rrugë.

Banorët priten që pas pak të nisin marshimin në trotuar, duke qenë se policia nuk i lejon të protestojnë në rrugë.

Ndërkohë që vazhdohen të mbahen në qeli të arrestuar disa prej protestuesve të ndaluar gjatë protestave të fundit, midis tyre edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

LIVE -Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 14. Oktober 2019

Artikulli paraprakDënime të rënda me burgim për liderët separatistë të Katalonjës
Artikulli tjetërBasha në ceremoninë e 10 vjetorit të themelimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit