Terror i paparë/ Policia tërheq zvarrë nga spitali protestuesit e plagosur dhe i fut në furgon (Video)

Ka nisur shoqërimi me forcë i banorëve të Astirit pas protestës së tyre përpara ambienteve të Kuvendit. Disa protestues që kanë përfunduar të shtruar në Spitalin Ushtarak pas protestësqë zhvilluan para kuvendit janë marrë me zvarrë nga policia nga shtrati i spitalit dhe janë future në furgonin e policisë. Nga ana e policisë është përdorur dhunë, ndërsa disa prej tyre kanë qenë dhe të veshur si civilë.
Mes personave që kanë ndërhyrë për të tejkaluar konfliktin kanë qenë dhe deputetët e LSI-së, ndërsa Luan Rama shihet që t’i heqë nga duart e policisë një prej të rinjve.
Ndërkohë që arrestimet kanë nisur dhe pranë spitalit të Traumës në Tiranë, gjithccka ka ndodhur live në praninë e mediave dhe të deputetëve të PD-së.
Duke se pas sinjalizimit të kryeministrit Edi Rama se dhuna ndaj policisë nuk do të tolerohet, efektivët kanë nisur shoqërimet në masë.
, shprehen për mediat;
“Jam e stresuar, e…Nuk e dimë se çfarë do të bëjë ky shtet me ne. Sepse këto janë, fëmijët, shtëpia, kjo është e ardhmja jote. Nuk e dimë … Ky është shteti ynë, që na merr përpara të gjithëve ne, me fëmijë, që i la të shtypur atje si sardele”, u shpreh gruaja e shtruar në spital

Videot e mëposhtme tregojnë dhunën e ushtruar gjatë shoqërimit të banorëve:

Artikulli paraprakVajza e terrorizuar nga policia: “Pashë tmerr me zy, lashë shkollën për të mbrojtur pronën e babit”
Artikulli tjetërKolegët e mi të mjerë qeshin kur kryeinjoranti e servili i përulur i krimit tallet me njerëzit e vujatur