Tërmeti në Turqi, humb jetën një tjetër shqiptar

Rëndohet bilanci i viktimave me origjinë shqiptare në Turqi. Ambasada e Kosovës në Ankara njofton se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Doğrayan në Izmir.

Fillimisht ndërroi jetë 62-vjeçarja Nazmiye Doğrayan, ndërsa u raportua se djali i saj është në gjendje kome.

Nuk dihet nëse personi i dytë që ka humbur jetën është djali i 62 vjeçares, e cila u konfirmua më herët si viktima e parë.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, njoftoi ambasada.

Artikulli paraprak7 pyetje për Komitetin (Politik) të Ekspertëve të cilave Rama refuzon t’u përgjigjet (Foto)
Artikulli tjetërNdahet nga jeta anëtari i Kryesisë së Degës së PD të Malësisë së Madhe