Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, ish-polici invalid jeton në autobus me familjen

Ky autobus është shndërruar në banesë për familjen Shullazi me 5 anëtarë. Tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar dëmtoi banesën e tyre. Ajo u shpall e pabanueshme.

Kryefamiljari Xhevahiri, një ish polic, është harruar që më herët nga policia e shtetit. Ai nuk punon më pasi një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh e ka invalidizuar, nuk flet, dhe ecën me vështirësi. Edhe djali i tij ka problem shëndetësore.

“Jemi në kushte të vështira, burri është i sëmurë. Duam ngrohje, kemi kërkuar ndihmë”.
I ati i ish policit tregon sa vështirë e kanë të jetojnë në një ambient të papërshtatshëm.
“Shumë vështirësi kemi. Këtu nuk jetohet, djali është me nuse”.

Xhevahiri ka shërbyer për 20 vjet në polici madje ka punuar dhe në komisariatin e Tiranës. Sot familja e tij është harruar nga të gjithë dhe nga strukturat vendore të Laçit.
“20 vjet ka punuar në policinë e shtetit dhe askush nuk është kujtuar për të”.

Si kjo familje por dhe të tjera në Bubq u dëmtuan nga tërmeti dhe prej dy muajsh po jetojnë në çadra, në mjete të amortizuara dhe kush ka fat nëpër kontenierë dhe ato të siguruara nga kompani private dhe njerëz zemërgjerë

Artikulli paraprakRaportoi i OKB: Shqipëria, e treta në botë për përdorimin e kokainës
Artikulli tjetërLirimi i Edrit Dokles, kontratën e punësimit fiktiv e bëri “Ben Qimja”