Tensione në Veri, qëllohet me armë ndaj policisë së Kosovës

Disa persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë kufitare të shtunën pasdite në qytetin verior të Kosovës, Zubin Potok, dhe si pasojë njëri nga të dyshuarit, serb i Kosovës, është arrestuar.

Policia tha se nuk ka të lënduar nga shkëmbimi i zjarrit mes të dyshuarve dhe oficerëve policorë në fshatin Bube të Zubin Potokut, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës.

Të dyshuarit, sipas njoftimit, i shpërfillën urdhrat e policisë për t’u ndalur për kontroll dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj oficerëve, shkruan rel.

Artikulli paraprakKurthi vrasës që qeveria po i ngre sistemit energjetik
Artikulli tjetërShpenzimet e fundvitit në Lezhë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë/ Pak blerës, rritje çmimesh