Tension në Lezhë, qindra qytetarë rrethojnë gjykatën ku do të merret vendimi për Fran Frrokajn (Foto)

Qindra qytetarë kanë bllokuar hyrjen e gjykatës së Lezhës, ku pritet të merret vendim për Fran Frrokajn, kryetarin e bashkisë të arrestuar para katër ditësh. Në momentin që furgonat me të arrestuarit mbërritën në gjykatë, qytetarët e shumtë kanë nisur të thërrasë emrin e tij.
Të arrestuarit marrin sot masën e sigurisë dhe janë të shoqëruar nga forcat speciale që kanë blinduar gjykatën. Prej orës 09:00 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës vijon seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 11 personave të tjerë të arrestuar për abuzime me pronat e bregdettit të Shëngjinit.
Ndërkohë në dyert e gjykatës dhjetra mbështetës vazhdojnë të qëndrojnë edhe pse reshjet e shiut janë të dendura. Në momentin kur makina e policisë solli Frrokajn në oborrin e gjykatës mbështetësit e tij thërrisnin “Fran Frrokaj!” “Fran Frrokaj!” “Drejtësi!” “Drejtësi!”
Fran Frrokaj dhe 11 persona të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. Qytetarët e konsiderojnw arrestimin politik.

Gazetarët i nxjerrin nga salla e gjyqit
Seanca gjyqësore ku do të jepet masa e arrestit për kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj dhe të arrestuarit e tjerë do të vazhdojë pa praninë e mediave. Pasi ka dëgjuar gjeneralitetet e të arrestuarve, gjykatësi i çështjes ka marrë mendimin e prokurorit dhe të avokatit, nëse gazetarët duhet ta ndjekin seancën në sallë apo jashtë saj.
Me propozimin e prokurorit të çështjes, gjykatësi nxorri jashtë sallës përfaqësuesit e mediave që deri në atë moment, transmetonin direkt zhvillimet brenda gjyqit.
Në nisje të seancës, Fran Frrokaj u filmua me pranga në duar, ndërsa dilte nga furgoni i policisë i rrethuar nga forcat speciale.
Hyrja e gjykatës është e bllokuar nga familjarë të tij dhe punonjës të bashkisë së Lezhës, që kërkojnë lirimin e tij. Rrugët përreth gjykatës janë bllokuar të gjitha.
Captcddfure

Artikulli paraprakKasmi: Arrestimi i Frrokajt me urdhër të Ramës për t’i hapur rrugë Pjerin Ndreut të kapë Bashkinë e Lezhës
Artikulli tjetërShkodra drejt katastrofës nga përmbytjet, uji futet në banesa