Të tërbuar dhe çoroditur

Kryeministri Edi Rama dhe i brendshmi i tij, Saimir Tahiri, të inkriminuarit kryesorë në skandalin e përgjimeve, e trashën zullumin dje në Parlament. Ndërsa janë vënë përballë akuzave të rënda dhe provave të pakundërshtueshme se kanë urdhëruar dhe udhëhequr një operacion të paligjshëm përgjimesh ndaj autoriteteve më të larta të shtetit, eksponentëve të lartë të opozitës, gjykatësve dhe drejtuesve të institucioneve të rëndësishme të shtetit, janë lëshuar si qen të tërbuar kundër të gjithë atyre që publikuan dhe po hetojnë skandalin. Sulmet ndaj Presidentit të Republikës, pavarësisht se jo për herë të parë, ishin një sinjal sulmi që Rama i lëshoi bandave të tij, të cilat – fatkeqësisht – janë instaluar gjithandej në administratën e kontrolluar nga kryeqelbësira. Është e neveritshme të shohësh një fundërrinë si Edi Rama që flet për moral politik dhe njerëzor, pasi flet për kreun e shtetit sikur të jetë duke i folur Taulant Ballës. Shprehja sulmi është arma më e mirë e mbrojtjes nuk ka kuptim në rastin e Edi Ramës, pasi ai shoshë ishte, por është çarë më keq se brekët e Shukriut nga skandalet që i shpërthejnë kudo ku ka emëruar llumin e shoqërisë shqiptare. Ndërsimi që Rama i ka bërë banditëve të tij për të kërcënuar Presidentin, kreun e SHISH, kryeprokurorin, gjykatësit, opozitën dhe të gjithë kundërshtarët politikë që i ka shpallur armiq, u konfirmua nga deputeti socialist Ben Blushi. Ndërsa Rama kërcënonte Presidentin, Er(l)vis Roshi, një rilindas, trafikant droge, i emëruar dhe i mbrojtur në krye të Bashkisë së Kavajës nga Kryeministri Rama kërcënoi me jetë deputetin kritik Blushi. Reagimet e bandës në pushtet ndaj kundërshtarëve politikë apo institucioneve të pavarura tregojnë nervozizmin e klikës, që sheh se i ka ardhur fundi. Kaq të mjerë janë në veprimet e tyre të çoroditura, sa mendojnë se një reagim i një polici italian të shkarkuar zyrtarisht mendojnë se mund t’i shpëtojë nga krimi i rëndë që kanë konsumuar me operacionin klandestin të përgjimeve. Nëse ky polici i huaj ka imunitet, Rama, Tahiri dhe banda e kanabistëve në Policinë e Shtetit nuk kanë kurrfarë imuniteti në territorin e Shqipërisë kur shkelin ligjin, kur shkelin Kushtetutën. Të futësh fshehurazi një aparat përgjimi, të përdorësh një përgjues të paligjshëm në territorin shqiptar dhe për më tepër të përgjosh drejtuesit e lartë të shtetit, të dhunosh të drejtat dhe liritë njerëzore, i huaj apo shqiptar qofsh nuk mund t’i shpëtosh ligjeve shqiptare, nuk mund t’i shpëtosh konventave europiane, që garantojnë standardet dhe liritë njerëzore. Në të gjitha rastet, pajisjet që dhurohen, jepen borxh apo përdoren për trajnime të policisë kanë kaluar përmes marrëveshjeve, ligjeve, procedurave strikte, janë bërë transparente, e për më tepër ka patur ceremoni zyrtare me ambasadorë, ministra, kryeministra e deri presidentë, të transmetuara edhe drejtpërdrejtë nga televizionet. Ka ndodhur kështu edhe kur kanë ardhur jelekë antiplumbë dhe fishekë manovre. Aparati klandestin i përgjimeve, që futet dhe del në zyrat e Policisë së Shtetit dhe “rastësisht” përgjon të gjithë armiqtë e Kryeministrit është një operacion i pastër konspirativ i drejtuar nga Kryeministri, i zbatuar nga i brendshmi i tij dhe kanabistët që ka vënë në krye të Policisë së Shtetit. Të gjithë janë të provuar se janë të kapur nga krimi i organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, deri edhe me eksponentë të atij kalibri që furnizojnë me armë terroristët. Skandali i përgjimeve ka shumë anë të errëta, që kërkohet të zbardhen dhe kjo gjë do të ndodhë. Rama dhe Tahiri janë të zhytur aq thellë në krime, por ky i fundit nuk mund të tolerohet. Shullazët bëjnë ligjin në zyrat e Ramës dhe Tahirit, por nuk do të lejohen kurrë të marrin nën kontroll shtetin, të vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare. Përgjimet ishin një hap i hedhur nga Shullazët, por nuk mund të lejohet të jenë një qëllim i realizuar i krimit për të nënshtruar shtetin. Presidenti dhe të gjithë ata që i bëjnë rezistencë krimit politik apo politikanëve të inkriminuar kanë pas vetes shqiptarët, që Rama, Tahiri, Roshi dhe çeta e tyre nuk do të arrijnë kurrë t’i bëjnë ballë.

Artikulli paraprakPaligjshmëria, si formë e qeverisjes
Artikulli tjetërTrafikanti i drogës së Kavajës Roshi kërcënon deputetin Blushi