Të shtëna me armë në Tiranë, sulmohet lokali

Të shtëna me armë zjarri u shënuan orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se është qëlluar në drejtim të një lokali. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Autorët e ngjarjes mbeten anonimë për policinë.

“Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit  në pronësi të shtetasit P.L., 49 vjeç, banues në Domje. Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor  po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Kanosje’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Artikulli paraprakAlarmi që vjen nga Perëndimi: Reforma që po shpëton kriminelët e drogës dhe të zgjedhjeve
Artikulli tjetërPërgjigje një pyetjeje ! Pse Rama nuk guxon t’i përmendë dot emrin kompanisë së Rafinerisë së Ballshit?