Të rinjtë protestë te zyra e Lleshajt: Vrasës, jep dorëheqjen!

Të rinjtë e FRPD zhvilluan një marshim – protestë nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë. Protestuesit u shprehën se duhet drejtësi për Klodianin, duke shtuar se kjo është qeveri e krimit.

“Ju jeni vrasës”. “Drejtësi për Klodianin”. “Jep dorëheqjen”! “Rama ik”! “Kjo është qeveri e krimit”, thanë demonstruesit.

Gjatë protestës-marshim të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së akuzuan Ministrinë e Brendshme dhe shtetin shqiptar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Ne protestojmë për dorëheqjen e menjëhershme të Sandër Lleshaj. Të vendoset drejtësia për këtë rast makabër. Është bërë tani që mos të dalim më me maska, por me antiplumb, që mos na vrasë Policia e Shtetit”.

“Vritet shqiptari në derë të shtëpisë dhe kjo është turp. Kushdo që e ndjen veten shqiptar, të sensibilizohen me këtë protestë dhe jo vetëm, që të shikojnë nga vendi i tyre”, deklaroi një protestues.

Një protestuese deklaroi se Shqipëria sot jeton në një komunizëm të moderuar. Ajo shtoi se të gjithë të rinjtë duhet të kërkojnë drejtësi për Klodianin.

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se indinjata për rastin është e qartë. Ai shtoi se ndërkohë që shqiptarët vdesin rrugëve, Rama ka ikur në SHBA.

“Rama ka ikur në Amerikë, ndërsa shqiptarët vdesin. Sandër Lleshaj është kriminel. Ai ka thënë se prapa sjelljes së policit është ai. Ky njeri që arrestoi artistët, ky plehrë, kush mban përgjegjësi për vrasjen e 25-vjeçarin? Kjo që ka ndodhur dje është kriminale. Të bëhemi të gjithë bashkë për të reaguar. Kjo e keqe që na ka kapur për fyti duhet të mbarojë. Turp t’i vijë qeverisë, turp t’i vijë ministrit të Brendshëm dhe turp për kryeministrin, që nuk tha një fjalë për rastin”, deklaroi Këlliçi.

frpd 780x358 1

auto a181607511328

Artikulli paraprakTë vret natën, të qan ditën, mesazhi hipokrit i ministrit që tentoi tre herë të manipulonte vrasjen e të riut
Artikulli tjetërA duhet të vaksinohen ata që kanë kaluar COVID-19?