Të rinjtë, protestë para policisë në Durrës: Lironi shokët tanë!…

Ashtu sikurse në kryqytet, për të katërtën ditë me radhë kanë vazhduar protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha edhe në qytetin e Durrësit.

Një grup të rinjsh, me pankarta dhe thirrje Rama Ik, po marshojnë drejt godinës së policisë, ashtu sikurse një ditë më parë.

Të rinjtë kërkojnë lirimin e shokëve të tyre të ndaluar një natë më parë nga policia.

Artikulli paraprakProtesta krejtësisht paqësore, por Rama i mbyt protestuesit me gaz helmues
Artikulli tjetërTerror i pa parë! Të rinjtë nuk i binden rilindasve që ka nxjerrë Rama në terren për t’u tërhequr, policia arreston cilindo që i del para