Të rinjtë i nxijnë surratin me bojë Veliajt…

Pas Edi Ramës ka qenë radha e Erion Veliajt që t’i nxihet surrati me bojë. Gjatë festimeve të Ditës së Verës në Tiranë, dy të rinj ende të pa identifikuar kanë tentuar të qëllojnë me bojë, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Nuk dihet ende nëse të rinjtë janë anëtar të forumeve rinore të partive politike, por një gjest i tillë i spërkatjes me bojë ndodhi një muaj më parë në Parlament.
Kanë qenë të rinjtë ata që ia kanë bërë surprizën kryebashkiakut që ndërroi edhe ditën e festimeve të Ditës së Verës.

‘Lëpirës pushteti’, Vasili sulmon ashpër Erion Veliajn

Nga Petrit Vasili

Tirana di t’i fshijë nga memoria lëpirës pushteti si ky Veliaj, që as nuk i njeh Tiranasit dhe as nuk do ti njohë dot.
Ky farë kryetar bashkie dërdëllit sot për Tiranën e Tiranasit dhe ka kurajën vulgare e provinciale të flasë në emër të tyre, e aq me pak të bëjë sikur i njeh ata.
As i njeh e as ka për ti njohur tiranasit sepse nuk u përket atyre në asnjë pikëpamje dhe njëherazi edhe tiranasit kanë neveri ta njohin atë.
Tiranës as që i bëhet vonë se një lëpirës pushteti u shfaq për pak kohë në horizontin e saj.
Tirana ka ditur t’i fshijë edhe nga pushteti edhe nga memorja të tillë langaraqë.
Ky dhe gjithë kopeja e rilindësve të tjerë vetëm kanë ‘kontribuar’ në shkatërrimin, zhbërjen dhe plaçkitjen e këtij qyteti.

Edhe vikingët në fillimet e tyre do t’jua kishin zili rilindësve egërsinë dhe fuqinë shkatërruese të tyre për Tiranën.
Megjithatë vetëm dy foto mjaftojnë për t’u thënë Mjaft, mbylleni gojën, këtyre armiqve të Tiranës.
Armiqve, që u kanë zhvatur tiranasve xhepin me taksa të tmerrshme, që u kanë shkatërruar qytetin kryq e themel dhe jua kanë bërë qytetin me cilësinë më të keqe të jetës ne Europë sicc nxjerr në shesh Indeksi Mercer.
Shihini vetë fotot se si gjelbëronte Tirana dikur dhe se si betoni i rilindjes e shkatërroi pa kthim dhe kuptoni menjëherë se sa e pacipe është ccdo dërdëllitje bashkiake.

auto 53848972 2051168485182973 8067858815837536256 n1552825401

auto veliaj1535089149 1

Artikulli paraprakRama bën drejtoreshë të Agjencisë së Kontrollit të Barnave atë që bleu ilaçet e skaduara 7 milionë euro
Artikulli tjetërBasha reagon pas arrestimeve me urdhër të Ramës: Asnjë procedim nuk i ndal qytetarët dhe PD-në…