Të pathënat e Leonardo da Vinçit

Të fshehtat që kanë mbuluar figurën e Da Vinçit. Të thënat dhe të pathënat mbi jetën dhe kryeveprat.
Mistere dhe të vërteta, madhështi dhe gjenialitet, Leonardo da Vinçi, mund të mendohet si një kryetip i njeriut të Rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.
Leonardo da Vinçi lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux, Ambuaz. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e gdhendës (skulptor) italian i Rilindjes. Babai i tij, Ser Piero da Vinçi, ishte ndoshta i pasur ose noter; e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes së mbiemrave modernë evropianë, emri i tij i plotë ishte “Leonardo di Ser Piero da Vinçi”.
Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchio (Verrokio), në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij ndërtues të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të Di Credi-t nuk munguan të ndikojnë Leonardon, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo.
Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi e pambarimtë pasaktësish e thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta. Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me “Leonardo” ose “lo, Leonardo”. Prandaj referohet një vepër e tij si “një Leonardo” e jo si “një Da Vinç”.
Ndoshta, nuk përdorte emrin e të atit, me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence, pasi ishte një bir i paligjshëm. Leonardo lindi më 1452 në Vinçi. E dimë orën e datën e saktë falë një dokumenti të shkruar nga gjyshi: “1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës”.
Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinçi. Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor nxënës në shitoren e Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, në këto mënyra mund të referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh në Firence); filloi shumë shpejt të vizatonte për vete në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pati shitoren e tij me nxënës.
Shtatëdhjetë ton bronz që u menduan për “Kalin e Madh”, një gdhendje (statujë) kali i Leonardos, u përdor në vend të tij për të prodhuar armët e nevojshme nga Duka për të shpëtuar Milanon nga francezët e Karl VII më 1495. Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë, duke përmbysur Sforcët.
Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francezë që përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të “Kalit të Madh” si tabelë qitjeje për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka Pacoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në Firence në fund të prillit të 1500. Në Firence hyri në shërbim të Çezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.
Më 1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës, pasi mercenarët zviceranë dëbuan francezët. Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.
Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktivë si Rafaelo e Mikelanxhelo, edhe pse nuk pati shumë kontakte me ta. Më 1515 François I i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.
Në vitin 1516, hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit; iu lejua përdorimi i Clos Luce, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.

Dëshira e fundit, arkivolin e Da Vinçit e shoqëruan 60 lypsa

Vdiq në kështjellën e Cloux, afër Amboise, në Francë në vitin 1519. Sipas dëshirës së tij, arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise. Dukej që Leonardo nuk ka patur kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476, u padit anonim për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e u lëshua për mungesë provash. Për njëfarë kohe, Leonardo mbeti nën mbikëqyrjen e “Zyrtarëve të natës”, një lloj “mbrojtësish moralë të Rilindjes”.
Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si “Darka e Fundit” e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive), që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikës zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe, pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës në Paris, pikturuar në vitet 1503-1506.
Ajo do të përfaqësonte gruan e tregtarit fiorentin, Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja, e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të muzeut në qytetin e Shën Pjetrit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri: ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i “Dama coi gelsomini” (“Zonja me jasmina”).
Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza, në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlì-t e Imola-s. Sigurisht, Leonardo ishte shumë i lidhur me këtë portret, si dëshmi e faktit se e solli me vete në Francë në vitin 1517.
Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhëndjeve të tij kanë mbijetuar. Leonardo shpesh projektonte piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara. Në vitin 1481, iu vu detyrë vizatimi për një altar: L’adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve).
Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite, duke bërë plane e modele për një gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i Leonardos Milano).
Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tij, një shtatore e ngjashme u përfundua në Nju Jork në vitin 1999. Shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe gjendet tani në hyrjen e Hipodromit të Troto-s të “San Siro”.
Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei Cinquecento në Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Mikelanxhelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për shkaqe teknike, për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor.

Të fshehtat në librin e shënimeve të Leonardos

Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8 mijë faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën.
Leonardo ishte majtosh dhe përdori shkrimin pasqyror, pra, shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë, duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike.
Sipas Leonardos, “shkenca është bija e përvojës”. Ai qe i pari që përdori atë që ne sot e quajmë “mënyrë shkencore”, jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore), sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (për shembull, Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi), tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që Leonardo përkufizonte “arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë” (me një fjalë: që s´kanë ndodhur kurrë). Pra, besohet të jetë e drejtë që Leonardos t´i njihet merita t´i ketë dhënë jetë mënyrës shkencore.
Gjatë jetës së tij, projektoi (parahodhi) një enciklopedi të madhe, që bazohej mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithëkëtë, pasi atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar (shkencëtar) nuk u njoh (u injorua) nga studiuesit e tij bashkëkohorë.
Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar, sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan, por që ky do të kishte mundur të fluturonte.
Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekaniken: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si njeri) rreth viteve 1495.
Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495-1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte mesa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit).
Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave sforceske (Sforca, Dukë i Milanos) të Milanos, sidoqoftë nuk është bërë e ditur të jetë realizuar sadopak.
Në vitin 1502, Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë qytetare (civile) për Sulltanin osman Beyazid II. Ishte parashikuar që ura do të ishte vendosur mbi një prej hyrjeve të derdhjes së Bosforit e njohur si Briri i Artë, por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i Da Vinçit u ringjall megjithëkëtë në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.
Por, midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës), vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit. Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe “tanke” të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj., edhe pse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara që është menduar si njehsuesi i parë mekanik, një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm zemberek (sustë) dhe një tezgjahu automatik realizuar së fundi nga Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe i Teknikës që prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Në vitet që kaluan ai projektoi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit të pasqyrave të lugëta (konkave) për ngrohjen e ujit. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth Tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore, sepse ishte e mbuluar me ujë. Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tij.
Ato mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij “Inxhinierët e lashtësisë”, e mendon Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa “të fundit të atyre të lashtësisë”, duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi “Codice Hammer” (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e Da Vinçit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.
Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash.
Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Xhorxho) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Bruneleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës. Si arkitekt ushtarak, Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij.
Pas vitit 1500 do t´i përkushtojë vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike. Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai iu përkushtua projekteve – si bashkëkohës të tjerë – në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët.
Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.
Spikatës është realizimi i portit-kanal Çesantik, vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Çesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.

Gjenialiteti i Leonardos dhe avujt e misterit

Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër e mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta.
Duke menduar që një njeri mund sillej në morgje për të seleksionuar trupat e kufomave dhe kështu për të kuptuar më mirë anatominë, nuk përfundonte në të vërtetë aspak e natyrshme.
Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por nga i cili një mbështetje që Leonardo të kishte zgjedhur për një besim pagan dhe që shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, ishte shumë rrugë për t´u bërë në luftën kundër keqkuptimeve.
Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani “Kodi i Da Vinçit”, i Dan Brown (Den Braun), është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tij më të rëndësishme.
Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret “femëror” të Leonardos dhe për ta shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë.
Dihet në të vërtetë se, ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në “Darkën e Fundit”, personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është, të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore.
Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur).
Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, për shembull, nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe te “Damës me jasminë” (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas.
Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re. Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur dhe që Leonardo vetë ka mundur ta takonte, pasi pati ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës.
Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ato pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund të lexohet si një anagramë (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L´Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.

Por pse gjithmonë Leonardoja?

Përse gjithë këto hamendje lidhur me kryeveprat e tij? Sigurisht, ai ishte mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit e disa përkime mesa duket të fshehta, por në të vërtetë krejt të dukshme për një sy të vëmendshëm, të pranishme në veprat e tij, e mbështesin këtë, megjithëkëtë duket jo e mençur të mendohet për një qëllim komplotist pas dijenish të tilla.
Ajo që ushqeu flakën e këtij flakadani ka qenë mbi të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes së Leonardos në një shoqatë të fshehtë të llojit mazonik, të njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit), me të cilën janë lidhur shumë gojëdhëna mes të cilave ajo e Gralit të Shenjtë, por menduar në një mënyrë krejtësisht ndryshe nga dijenia e përhapur popullore.
Qëllimi i Parisë duket të ketë qenë ruajtja e një sekreti që do të kishte mundur të shembte krishterimin apo në të vërtetë zbulesën që Krishti nuk ka pasur kurrë ndonjë pushtet ose fuqi hyjnore dhe që madje, duke qenë vdekatar, të jetë martuar me Maria Magdalenën.
Pasardhësit e sjellë nga prehri i saj do të kishin qenë pra, Grali i Shenjtë i vërtetë që në dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhësore mund ta sjellë Sang Real (Gjak Mbretëror). Nga ky “Gjak Mbretëror” të vendosur nga bijtë e Krishtit, do të pasonte direkt dinastia e Merovinxhit. Zbulesa të këtilla tronditëse përçohen nga brezi në brez përmes tre të parazgjedhurish nga një Mjeshtër i Madh.
Dhe është pikërisht ky roli i fundit që Leonardo duket të ketë pasur mes viteve 1510 dhe 1519. Në listën e Mjeshtërve të Mëdhenj të Parisë shfaqen emra të tjerë të dëgjuar si Nicholas Flamel (1188-1220), Sandro Botticelli (1483-1510), Isaac Newton (1691-1727), Victor Hugo (1844-1885) e Claude Debussy (1885-1918). Ka shumë mundësi që Paria të ketë ekzistuar, por është po aq i dyshimtë funksionimi i tij.
Historia e Sangreal-it të shtjelluar këtu është sajuar në fakt në vitet 1950 nga një thashethemtar me emrin Noël Corbu dhe përhapur falë një shkrimtari të aftë, Gerard de Sede, që u bazua mbi disa dokumente të ardhura në Bibliotheque Nationale (Biblioteka Kombëtare e Parisit), sot të mbajtura të gjitha si të rreme dhe të mbithurura (sajuara) të hapura në Institutin e Parisit.
Disa fanatikë u kanë vënë pak rëndësi këtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e Shenjtë e me Sindonin. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesën e shenjtë nuk është tjetër veçse një portret i artistit mbi Krishtin.
Nuk duhet të habitemi se një figurë si e tij mund të ngjallë një kundrim të atillë sa që të lulëzojnë përçartjet, si edhe, duke përballuar temën e alkimisë, një lëndë tjetër të thelluar nga ai, ka një provë më të ulët përsa i përket atij, në kundërshtim me disa, të jetë e vërtetë dhe konkrete.
Për të shmangur nënën e kimisë, ndodhte shpesh që ajo ngatërrohej me magjinë (siç ndodh edhe sot), Leonardo u mor me çmitizimin e gurit të famshëm filozofik, duke mbështetur sa qe e mundur faktin se, forcat e dobëta të vëna në lëvizje nga zjarri, i cili është nismëtar i shndërrimeve, mund të sjellë në arritjen e një gjendjeje “nigredo” (zbutje e dukshme kaotike), të aftë të zgjidhë çfarëdolloj lënde dhe të arrijë pikën e “lëndës së parë” të dëshiruar, në këtë rast pikërisht arrin.
Si përfundim, Leonardo është gjithmonë viktimë e një paradoksi: është e pabesueshme si një dijetar kaq i përkushtuar në artin e përvojës shqisore, të ndodhet ende sot i zënë në rrjetën e ndërthurur të fantazisë.

Artikulli paraprakDuncan, objektiv i Torinos
Artikulli tjetërSiguria jonë jo në duart e SHBA