Të paprekshëm para ligjit!

Nga Bardh SPAHIA

TE PAPREKSHEM PARA LIGJIT : KARSHILLEKU QE EDI RAMA U BEN SHQIPTAREVE!

Kush ka më dyshime se Edi Rama ka kapur çdo pushtet në vend, përfshi “drejtësinë e re”?

Kush e dyshon, teksa mëson sesi blerja e testeve e kiteve Covid apo respiratorëve me cmime 3 herë më të larta sesa tregu real, trajtohet si shkelje administrate?

Si ka mundësi që një organi hetimi nuk i bën përshtypje “rënia e zjarrit” në katin e zyrës së tenderave në ministrinë e shëndetësisë, pasi nisën denoncimet për tenderat korruptivë, e më pas edhe shpërthimi i zyrave po në katin e zyrës së tenderave të të njëjtës ministri?

Nëse një qytetar nuk mban maskë a shkel rregullat anti Covid-19, institucionet ligjzbatuese veprojnë direkt, por kur abuzohet kaq hapur me taksat e shqiptarëve, institucionet që paguhen për të ndëshkuar nuk bëjnë detyrën!

Edi Rama dhe shpura e tij nuk ka asnjë drojë sepse ka kapur çdo pushtet që mund ta kontrollojë e ndëshkojë! Ky rregjim me kosto kaq të lartë për qytetarët duhet larguar më 25 prill! Secili e ka në dorë ndryshimin më 25 prill, duke larguar bandën qeveritare që i grabit, dhunon dhe u bën karshillëk me paprekshmërinë para ligjit!

Artikulli paraprakVrasja e të ritur në Durrës, policia nuk ka asnjë të dyshuar si autor
Artikulli tjetërBerisha denoncon skandalin: Drejtori i Tatimeve kërkon t’i rrëmbejë biznesin një biznesmeni