Të papërgjegjshmit u kujtuan të bllokojnë lëvizjet me Italinë, një muaj pasi Italia u dend me coronavirus

Duhet të ishte hapi i parë mbrojtes që një muaj më parë kur u godit Italia, por vendimi ka ardhur vetëm pas një muaji në një kohë që Italia konsiderohet si vendi i dytë më i prekur nga coronavirusi pas Kinës.

Edhe shumë njerëz publikë bënë thirrje një muaj më parë që të pezulloheshin të gjitha lëvizjet ajrore dhe tragetet nga Italia, por të gjitha thirrjet ranë në vesh të shurdhër dhe tani që coronavirusi po përhapet me shpejtësi në Shqipëri janë kujtuar shumë vonë për të marrë masat që duhet të ishin marrë një muaj më parë.

Pas anulimit të të gjitha fluturimeve nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Italisë së veriut, e cila është kthyer në një vatër të nxehtë të koronavirusit, janë anuluar edhe të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar.

Artikulli paraprakNë kushte ankthi social gjendet ‘fajtori’…
Artikulli tjetërApeli i ambasadorit nga Kina: Po nuk u shkundëm, do të na shkundë!