Largimi i Toni Krosit, Ançeloti duhet të bëjë një shpikje për ta zëvendësuar mesfushorin

Toni Kros i thotë lamtumirë atyre që i ka konsideruar dhjetë vitet e mrekullueshme në Real Madrid.

Katër prej tyre, së bashku me Karlo Ançelotin, një trajner me të cilin ka pasur një mirëkuptim të fantastik që në momentin që të dy u kryqëzuan. Aq shumë e kanë dashur njëri-tjetrin, sa trajneri aktual i madrilenëve donte që gjermani të vazhdonte edhe një sezon në krah të tij dhe këtë ia komunikoi vetë lojtarit dhe klubit. Gjatë gjithë sezonit ai nuk ka parë asnjë tregues se futbollisti i tij po lëshonte sinjale se donte të varte këpucët e tij në gozhdë. Por ditët e fundit dhe duke parë se çfarë mund të ndodhte, vetë Ançeloti ka menduar me zë të lartë në “Valdebebas” herë pas here.

“Të paktën njëri të qëndrojë”, thoshte italiani, duke iu referuar qartë njërit mes Krosit dhe Modriçit. Të dy kanë krijuar bërthamën e Realit të Madridit aktual dhe tashmë trajneri e di se duhet t’i hedhë sërish një sy skuadrës në kërkim të zëvendësimit të boshllëkut që do të lërë një humbje kaq e rëndësishme në skuadrën e tij. Por në fund ishte vendimi i vetë Krosit dhe si i tillë, Ançeloti e respektoi atë që po kalonte në kokën e gjermanit.

Trajneri ka shijuar lojën e mesfushorit, i njëjti që e nisi këtë sezon szëvendësues, por pas dy ndeshjeve të kampionatit, Ançeloti e kuptoi se vendi i ish-lojtarit të Bajernit ishte në njëmbëdhjetëshin titullar. Për ta zëvendësuar, nuk përjashtohen lëvizjet nga jashtë, por për momentin analiza bëhet nga brenda në kërkim të një zëvendësuesi. Xhud Bellingam duket i projektuar si zëvendësuesi natyral i gjermanit. Anglezi është përshtatur në mënyrë të përkryer me atë pozicion të avancuar, por gjatë sezonit të ardhshëm do të duhet të rikujtojë ndeshjet e tij si organizator, diçka që Toni Kros e bëri kaq natyrshëm këtë dekadë.

Artikulli paraprak“Të mendosh që ‘lodra’ sapo ka filluar të vihet në punë”/ Namir Lapardhaja: Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq në një javë?
Artikulli tjetërÇfarë rëndësie ka njohja e shtetit palestinez nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia? Ja implikimet që sjell dhe si do të reagojë Izraeli