Të lindurit gjatë këtyre muajve janë më të rrezikuar të vdesin nga zemra

Mendoni se shenja e Horoskopit është e vetmja gjë që përcaktohet nga muaji në të cilin keni lindur? Epo, e keni gabim!

Shkencëtarët kanë zbuluar se periudha e vitit gjatë së cilës keni lindur mund të ketë ndikim shumë më të madh se ç’mund ta mendojmë – e madje mund të ndikojë edhe në mënyrën se si vdesim.

Thënë më thjesht, shkencëtarët kanë pohuar se muaji në të cilin keni lindur ndërlidhet me rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Dhe, ky është lajm i keq për personat që kanë lindur gjatë pranverës dhe verës – pasi që ata janë më të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa personat e lindur gjatë vjeshtës.

Ekspertët thonë se kjo ka të bëjë me ndryshimet sezonale në dietë, me nivelet e ndotjes së ajrit dhe me disponueshmërinë e rrezeve të diellit para lindjes dhe në fillim të jetës.

Artikulli paraprakStudimi që jep alarmin, sheqeri dhe buka po ju lënë pa gjumë
Artikulli tjetërPutini autorizon urën që lidh Krimenë dhe Rusinë me tren