Të kthejmë bashkitë tek qytetari

Punë të vogla me dëshirë të madhe për ti dhënë fytyrën e merituar qyteteve tona….fytyrë e humbur dhe e rrëmbyer nga fasada e së ashtuquajturës “Rilindje urbane” , e tilla që tjetërsoi qytetet duke vendosur identitetin historik ne arkivat e harresës dhe duke inkurajuar tjetërsimin për të jetësuar lehtësisht sundimin….qytetet tona nuk kanë fytyrën e tyre, ata janë panorama e pikturuar njëtrajtëshëm nga shtet-pushteti…qytetet tona janë pasqyra ku shumëkush shikon Shqipërinë , por shtet-pushteti refuzon të shikojë vetveten politike…qytete të braktisura me rrugica të përshkuara nga pak e më pak qytetarë, mpakura në popullsi ku jetët që ikin trishtueshëm tejkalojnë të njëjtat që vijnë gëzueshëm, shërbime publike të munguara ku plehrat kutërbojnë korrupsion ndotës dhe ndriçimi i munguar në periferi parathotë errësirën e pllakosur jo vetëm energjitike, infrastruktura pa strukturë ku vizioni për kopshte dhe çerdhe të reja nuk është asfare mendim, trafiku mbytës që nuk mendohet nga pushtet-ushtruesit…të njëjtët mendojnë për trafikun e interesave të mëdha që buron nga pazaret e vogla…qytete të plakura demografikisht ku perspektiva e rinisë dërgohet për dreq….fytyra e qyteteve tona nuk është ndriçimi llamburitës i qendrave urbane,por fytyra e drobitur e qytetarit të papunë që jeton cilësisht keq me sytë që thërrasin revoltë dëshpëruese …qytetari që thith nikotinë dhe nxjerr tymin e duhanit që është flaka e mërzisë në shpirt për secilën mundësi të rrëmbyer, nëpërkëmbje nga pushtet-ushtruesi, harrese nga i zgjedhuri me votime… jo zgjedhje.
Qytetet tona dëshmojnë kronikën e një sundimi keqqeverisës…ata janë përjetuesit dhe demaskuesit që dëshmojnë gënjeshtrën këmbëshkurtër, por fabul-gjatë qeverisëse…qytetet tona kanë humbur bashkitë , të tillat janë kthyer në ngastra të palavdishme ku të emëruarit nga “Porta e Lartë e Tiran(m)ës” mbeten zbatuesit mekanikë të vizionit të një individi politik…KryeKreut…Shqipëria është shndërruar në një bashki të madhe ku uniformiteti politik është alarmi për një demokraci vendore në rrezik të prekshëm dhe të përjetuar gjatë këtyre viteve.
Kthimi i bashkive tek qytetari është një emergjencë kombëtare dhe qytetari mbetet aktori thelbësor shoqëror që duhet të përfundojë të tillën, qytetari mund dhe duhet të përdorë efektivisht instrumentin e votës si thelbi që do të kthejë bashkitë në normalitet….bashki në normalitet funksional janë preludi i qyteteve të jetueshme në të nesërmen e afërt.
Zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit mbeten një mundësi reagimi qytetar për të parathënë ndryshimin e afërt të së nesërmes…6 Marsi thërret për të zgjedhur administratorë për qytetet tona larg ngarkesave negative politike, por duke ushtruar politikën e sherbimit ndaj komuniteteve përkatëse…qytetet tona kanë nevojë për drejtuesit që përmbushin me dashuri punët e vogla sot për ti bërë më të mëdha qytetet tona nesër…qytetet tona mund të drejtohen nga njerëz të përgjegjshëm që kërkojnë të marrin përgjegjësi dhe të jetësojnë vizionin e tyre….qytetet tona mund dhe duhet të kthehen në të tilla të jetueshme…larg së ashtuquajturës “politikë e madhe”.
Koha është sot që qytetarëve tu kthehen qytetet…koha është sot që bashkitë të kthehen tek qytetarët…6 Marsi thërret për pjesëmarrje në zgjedhje, thërret për një vizion të ri, fton për votë ndaj kandidatëve të Partisë Demokratike në secilën prej bashkive ku mbahen zgjedhjet. Vota për kandidatët e Partisë Demokratike është një thirrje drejt arsyes, larg emocionalitetit negativ, larg konfliktit, revanshit apo mllefit….nuk është votë politike, por një votë për të dhënë një mundësi të re ndryshimit në nivel lokal. Bashkë mundemi të kthejmë qytetet tek qytetari…të shndërrojmë 6 Marsin në një datë të fitores dhe reagimit të demokracisë lokale.

Artikulli paraprak‘Inceneratorët funksionojnë si landfille’, PD: I afërmi i Bllakos i punësuar në një kompani koncesionare! Gjysma e qeverisë e përfshirë në aferën korruptive
Artikulli tjetër“Me 6 mars, të bashkohemi kundër kësaj qeverie”/ Basha me fermerë të Lushnjes: Ditën e dielë votojmë Indrit Sefën, birin tuaj! Çlirojmë produktet, tregun dhe konsumatorët lushnjarë