Të gjithë zërat e çojnë te Juventusi!

James Rodriguez lidhet ngushtë me largimin e tij nga Bayern Munchen këtë fund sezoni, teksa është Juventus klubi që ka shfaqur interes për të. Kolumbiani fillimisht do të kthehet tek Real Madrid, pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata e huazimit te skuadra bavareze dhe më pas do të vihet në kërkim të një klubi tjetër.
Mësohet se Cristiano Ronaldo e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që ai të transferohet në Torino, aty ku do zërë vendin e Paulo Dybala, i cili do largohet me të gjitha gjasat nga kampionët e Italisë. Një mundësi të mirë e cilësoi Juven edhe babai i lojtarit në një prononcim për media.
Vetë James, në një bisedë me gazetën Bild theksoi se për momentin është i përqendruar te Bayern Munchen dhe e sheh veten aty. 27-vjeçari e bëri të qartë se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen dhe tha se marrëdhënia e tij me trajnerin Niko Kovac është normale.
“Ne jemi të dy profesionistë, është një marrëdhënie normale midis lojtarit dhe trajnerit”,tha kolumbiani. I pyetur në lidhje aktivizimin e paktë të tij nën drejtimin e Kovac, James tha: “Jam i qetë dhe stërvitem fort”.
“Deri atëherë, ka edhe katër muaj. Në këtë moment unë mendoj vetëm për Bayern Munchen”, u përgjigj sulmuesi i majtë kur u pyet për të ardhmen e tij.

Artikulli paraprakE bleu energjinë me 34 euro kilovatin dhe ja shitën shqiptarëve me 49 euro, fitoi 4 milionë euro
Artikulli tjetërManchester United dhe Real Madrid, në garë për “Ronaldon e ri”