Të gjithë së bashku me 16 shkurt për ta hequr qafe këtë zgjedhë të rëndë robërie!

Nga Sandër Jaçi jaci

Edvin Rama në këto vite të “mbretërimit” të tij dëshmoi se, është një diktator tipik, demagog e i papërgjegjshëm, i katapultuar në krye të bandave duke shkelur e përdhosur kushtetutën e Shqipërisë, dhe për më tepër duke u bërë garant i baronëve të krimit dhe i promovuar ata në auolën e demokracisë parlamentin e vendit, dhe joshur me ofiqe qeveritare të niveleve të larta përfaqësimi.
Me këtë veprim në mbrojtje të baronëve të krimit, Edvin Mavija, arriti të sfidoi haptazi ligjin, asgjesoi prokurorinë dhe të gjitha shkallët e gjyqësorit, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tij prej diktatori, me synimin e vetëm për të kapur të gjithë pushtetet! Që në një fare mënyre i’a ka arritur ta realizojë me sukses.
Ai bleu thuajse të gjitha mediat, korruptoi disa eksponentë që gjoja nuk mendonin si ai por në fakt i kanë shërbyer zellshmërisht atij dhe më keq akoma i keq përdori duke i sërvirur si “zëri i opozitës”, duke tentuar të asgjesoi liritë dhe të drejtat e qytetarit përmes udhës së etërve të tij dhe pikërisht asaj të demagogjisë, që përmes mediave kazan e të blera prej tij ua sërvir shqiparëve.

Unë nuk po hyj të numëroj mëkatet e tij dhe as të numëroj premtimet që ai nuk i mbajti kurrë, por dua të theksoj një gjë se ai përtej varfërisë dhe krimit, abuzimit masiv dhe korrupsionit me shifrat më të frikshme e të dëgjuara ndonjëherë, ky njeri i papërgjegjëshëm me poltronin kryeministrorë ka arritur të instaloj regjimin e neodiktaturës në këtë vend. Pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë.
Prandaj duke patur një mijë arsye për të protestuar, çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, studentë, pedagogë, mjekë, ingjinierë e manovratorë, fermerë, e pensionistë dhe kushdo që është i përgjegjshëm për fatet e tij dhe të familjes por dhe të shoqërisë shqiptare, duhet që të ngrihet në nivelin më të lartë të përgjegjëshmërisë qytetare dhe atdhetare, pikërisht aty ku kombi e therret.
Të gjithë së bashku, duke protestuar për ta hequr qafe këtë zgjedhë të rëndë robërie, kemi bërë aktin me sublim ndaj vetes, shoqërisë dhe vendit, dhe kemi firmosur besimin dhe shpresën e të ardhmes tonë.
Çdo shqiptar i përgjegjshëm dhe i ndershëm nuk duhet të ndalojë së besuari dhe protestuari, si norma më elementare e demokracisë, prej së cilës varet e ardhmja jonë është zgjimi qytetar dhe protesta mbarë popullore. Nesër do të jetë vonë, madje tepër vonë.

Artikulli paraprakI vihet flaka godinave para Bashkisë për t’i hapur rrugë kullës “Rama” 150 metra të lartë
Artikulli tjetërKryemadhi: Më të vendosur se kurrë, qeveri tranzitore që iu garanton shqiptarëve zgjedhje të lira