Të gjithë e duan Thiago Silvan

Mbrojtësi i PSG, i cili u transferua tek parisienët në vitin 2012 është në fund të kontratës së tij me kampionët e Francës. Bisedimet për rinovimin e kontratës ende nuk kanë nisur dhe sipas të gjitha gjasave një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Nisur nga kjo klubet e mëdha europiane janë vënë menjëherë në lëvizjve për të siguruar shërbimet e brazilianit. Interesimi bëhet akoma edhe më i madh, pasi transferimi i 32-vjeçarit nuk do t’i kushtojë asnjë qindarkë, klubit që do ta transferojë, pra me parametra zero. E kur vjen fjala për të tilla blerje, Juventusi është mësuar me të tilla goditje në merkato. Pas Dani Alves, i cili u transferua këtë merkato tek “Zonja e Vjetër” ardhja e Thiago Silvës është një tjetër alternativë shumë e mirë.
Pavarësisht se bardhezinjtë janë të plotësuar në repartin e prapavijës, ardhja e brazilianit do të ishte një garanci më shumë. Pas Juventusit në garë janë Barcelona dhe Real Madrid. Sigurisht që jashtë kësaj piste nuk qëndron dhe ish-skuadra e Thiago Silvës, Milani që në këto momente është duke kaluar një moment shumë pozitiv. Gara ka filluar dhe padiskutim që fjala e fundit i takon 32-vjeçarit. Do të jetë ai që do të vendosë të ardhmen. Një rikthim tek kuqezinjtë apo një aventurë e re në Spanjë.

Artikulli paraprakPërleshja mes tifozëve të Legias dhe policisë në Madrid
Artikulli tjetërRrëfehet Pike!