Të gjitha gënjeshtrat supersonike të Xi

Flet Edward Luttwak

Intervistë me strategun amerikan: raketa supersonike kineze nmjë armë e fuqishme, por e papërdorshme, e vështirë të godasë objektiva në lëvizje. Nga Huawei tek avionët, teknologjia kineze bën ujë nga të gjitha anët, kurse në Shtetet e Bashkuara është Silicon Valley ajo që rrezikon të mbytet. Tajvani? Nëse Xi pushton, Biden bombardon.

Një “armë letale” që bën xhiron e botës, më e shpejtë se tingulli. Për intelignencën amerikane është një goditje e rëndë: Kina ka testuar një raketë hipersonike balistike me rreze të gjatë në gjendje që të bartë armë konvencionale apo atomike dhe i ka bërë të përshkojë globin tokësor. Ai që lëshon alarmin me nkë raport të rezervuar është “Financial Times”. Testi i përket gushtit dhe i ka ka kapur të papërgatitur 007 amerikanë. Për Edward Luttwak, politolog dhe strateg ushtarak me në të kaluar në Pentagon dhe në Shtëpinë e Bardhë, alarmizmi ështël i pajustifikuar. “Janë të tjera gjërat për të cilat Joe Biden duhet të preokupohet”.

Luttwak, alarm fals?

Jemi në një sezon alarmizmi teknologjik. Raketat supersonike ekzistojnl prej dekadash. Kanë një avantazh: ecin shumë shpejt. Dhe një dizavantazh: janë aq të shpejta, sa që është e vështirë të synojnë një objektiv në lëvizje. Mund t’i përdorësh për të goditur një objekt fiks, por ka 20 mënyra të tjera për ta bërë.

Kështu që nuk do të duhet të preokupojnë?

Nuk duhet të habisin, teknologjia hipersonike ka pro-të dhe kundra-t e saj, është e vështirë për t’u manovruar. Ishte e kolauduar qysh në vitet ’60, vetë BRSS ka zhvilluar MIG25 e saj në fillimin e viteve Tetëdhjetë. Gara e shpejtësisë nuk funksionon gjithmonë dhe në fakt në vite është braktisur: F-15 kishte një shpejtësi 2.4 herë më të lartë se zëri, F-16 vetëm 1.6. E dini cili është problemi i vërtetë?

Na e thoni ju.

Që mediat perëndimore e pësojnë të gjitha sharmin e mitit kinez. Mëkat që realiteti është një tjetër. Kinezët janë gjithmonë të mundur në kampin ushtarak, qysh nga koha e pushtimit mongol. Për fatin e tyre kanë në perëndim një kor njerëzish që i thur lode strategjisë së madhe ushtarake të Sun-Tsu he përhap histerizëm. I detyrohet këtij perceptimi të deformuar të botës së ndarë midis diktaturave, gjithmonë efikase dhe të prësosura, dhe demokracive, konfuze dhe kaziniste.

Por alarmet ekzistojnë. Një javë më parë ish kreu programues i Pentagonit, Nicholas Chaillan, ka thënë se Kina do t’i kalojë Shtetet e Bashkuara në Inteligjencën Artificiale.

Saktë, do ta kalojë. Chaillan, që nga Pentagoni është flakur tej, ka thënë se Kina rrezikon t’i tejkalojë Shtetet e Bashkuara midis 15 – 20 vjetësh “në rast se nuk lëvizim”. E përkthyer: Kina është 15 – 20 vjet prapa. Alarmet që duhet të preokupojnë Shtëpinë e Bardhë janë të tjerë.

Domethënë?

I pari: lidhur me Inteligjencën Artificiale, Silicon Valley tashmë vrapon e lodhur Silicon Hills e Austin në shtetin Texas dhe në fushën e Biologjisë ja ka ceduar primatin Boston. I dyti: në emër të një ideje iditote barazie dhe diversiteti, është në zhvillim një shpërbërje e strukturave edukative, në New York dhe jo vetëm po mbyllin shkollat për talentet speciale. Me këtë vetëdëmtim teknologjik po përfundojnë duke tejkaluar edhe bullgarët.

Domethënë, Shtetet e Bashkuara e rrezikojnë apo jo tejkalimin – tech kinez?

Çdo vend i avancuar duhet të shikojë krahët nga kush po e ndjek, por kinezët nuk kanë asnjë mundësi që të kapin Shtetet e Bashkuara.

Por ka fusha ku kompanitë kinete shkëlqejnë, si Huawei në 5G.

Kjo është ajo që dëshiron të tregojë Huawei. Tre vite më parë në Davos ka lançuar sistemin me chip Kirin 980 duke e prezantuar si të ardhmen dhe duke paralajmëruar humbjen e konkurrentëve Samsung e Apple, por kanë huqur një detaj.

Chip-et nuk qenë kinezë.

Saktësisht. Qenë të anglezes ARM de të tajvanezes TSMC. Faktikisht, Trump ka ngritur një gisht dhe një sekondë më pas Huawei nuk kishte më chip-e. I varfëri Xi: i kishin siguruar tejkalimin, por ishte një gënjeshtër. Ka zbuluar edhe që chip-i më i mirë kinez ishte i 20 viteve më parë.

Në planin ushtarak hendeku po kufizohet?

Edhe këtu do të isha i matur. Teknologjia ushtarake kineze ka një hendikap të rëndë: nuk është e përbërë nga kompani private, që numërojnë gjeni si Jack Ma, por nga burokracia. Edhe një fëmijë e di se një pjesë e mirë e xheteve dhe e dronëve kinezë janë të prodhimit rus ose të vjedhur. Kinezët janë të zot në gjithçka, përveç se në atë të strategjisë.

Përsa i përket strategjisë. AUKUS, pakti mbi nëndetëset bërthamore midis Australi, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, e frikëson Pekinin?

Të mos bëjmë shaka. Ka qenë një pastiçe e organizuar nga funksionarë të Shtëpisë së Bardhë që donin të shisnin nëndetëset. Australianët kanë fajet e tyre. Kishin Collins suedezë, i kanë modifikuar, duke i përkeqësuar. Pastaj kanë urdhëruar Barracuda francezë, që janë të shkëlqyer, dhe i kanë kërkuar që t’u heqin teknologjinë bërthamore: kosto të trefishuara.

Tani ato anglosaksonë. Pse programi nuk është një problem për kinezët?

Sepse do të mbesë në letër. Fillimisht që një vend të ndërtojë i vetëm 8 prej këtyre nëndetëseve do të duhen dekada. Përpara se ta bëjnë tri vende bashkë, do të ishim të gjithë të vdekur. Për çdo kaçavidë do të duhet të kërkojnë leje midis Londrës, Sidney dhe Los Angeles. Kinezët mund të flenë të qetë.

Le ta mbyllim me Tajvanin. Është konkret rreziku i një pushtimi kinez?

Rreziku i vërtetë është që Xi në këtë moment është në probleme dhe kështu që mund të jetë i tentuar nga një aventurë ushtarake. I ka treguar gënjeshtra popullit kinet, duke i premtuar një hegjemoni teknologjike që nuk ka ardhur kurrë. Sot rigjendet Tang Ping, lëvizja masive e të rinjve të “shtrirë”. Qeveria u thotë atyre të punojnë 9 orë në ditë për ta bërë “Kinën e madhe”, ata për të gjithë përgjigjen qëndrojnë në shtëpi dhe punojnë minimumin për të shpëtuar nga uria.

Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjeshin një sulmi?

Po, në mënyrë mizore. Tërheqja nga Kabuli ka qenë një zgjedhje e urtë dhe koherente e Biden, që është gjetur të përballet me një zjarr kritikash. Klima e tensionit favorizon reagime të ashpra nga ana e qeverisë, e dinë edhe haitianët e varfër që kanë kaluar kufirin e jugut. Nëse kinezët pushtojnë Tajvanin, do të gjenden të mbuluar nga një tapet bombash.

(nga Formiche)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakTabaku: Shqipëria e papërgatitur për negociatat. Apeli për qeverinë: Jo luftës së sajuar me armiq të jashtëm, plotëso detyrimet!
Artikulli tjetër“Daily Mail” publikon skandalin: Ja si detyroi Pfizer nënshkrimin e kontratave abuzive me vende si Shqipëria