Të drejtat e fëmijëve, indeksi ku Shqipëria qëndron e fundit në rajon

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga ngjarja e bërë publike për dhunimin e fëmijëve në një institucion arsimor parashkollor në Tiranë, ndërkohë që një raport i fundit tregon që për të drejtat e fëmijëve, vendi ynë renditet i fundit në rajon. Shqipëria renditet në vendin e 59-të ndër 163 shtete botërore, sipas Indeksit të të Drejtave të Fëmijëve 2016, studim i përvitshëm i Fondacionit me të njëjtin emër, në bashkëpunim me Erasmus School of Economics.
Një vit më parë, Shqipëria renditej në vendin e 63-të, ndaj këtë vit ka parë një përmirësim t2ë lehtë prej 4 pozicioneve. Megjithatë, krahasuar me rajonin, ne jemi të fundit, ku performancë më të mirë ka Serbia e renditur e 28-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 30, Mali i Zi i 43 dhe Maqedonia e 47. Kryesojnë listën me të dhëna më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve Norvegjia, Portugalia dhe Islanda, ndërsa të fundit në listë ndodhen Afganistani, Afrika Qendrore dhe Vanuatu në Oqeanin Paqësor.
Sipas metodologjisë së këtij indeksi, merret për bazë e drejta e jetës, e drejta e kujdesit shëndetësor e drejta e edukimit dhe ambientin që siguron garantimin e këtyre të drejtave për fëmijët. Fondacioni Kids Rights që përpilon edhe raportin për të katërtin vit, i bën apel qeverive të ndryshme të globit që të investojnë më shumë për fëmijët në këtë drejtim, pasi buxhetet janë të pamjaftueshme.

Artikulli paraprakNuland në Maqedoni për të forcuar Prokurorinë Speciale
Artikulli tjetërNishani në Forumin e Crans Montanës: Vendet e Ballkanit të prekura nga kriza