Taulanda Jupi: “Me zemër e mendje të hapur, me gra dhe vajza në Degën 6 të Partisë Demokratike në Tiranë”

Anëtarja e kryesisë, Taulanda Jupi, vijon takimet me degët e Partisë Demokratike në Tiranë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Lidhjes së Gruas së kësaj partie.

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Jupi shprehet se “në çdo fjalë dhe mesazh të tyre ndiej një gjë të përbashkët: përgjegjësinë dhe dëshirën për ta bërë forumin e gruas një organizatë të vlefshme, një organizëm që pulson ide dhe vision në ndihmë dhe mbështetje të grave dhe vajzave shqiptare”.

Më poshtë postimi i plotë:

“Me zemër e mendje të hapur, me gra dhe vajza në Degën 6 të Partisë Demokratike në Tiranë. 

Së bashku me Dashnor Visha kryetar i Degën 6 të PD  në Tiranë,  në një pasdite pune dhe takimi me gratë dhe vajzat demokrate dhe simpatizante të Partisë Demokratike.

Në çdo fjalë dhe mesazh të tyre nduej një gjë të përbashkët : përgjegjësinë dhe dëshirën për ta bërë forumin e gruas një organizatë të vlefshme, një organizëm që pulson ide dhe vizion në ndihmë dhe mbështetje të grave dhe vajzave shqiptare. 

Faleminderit me zemer për mikpritjen dhe gjithë përkushtimin tuaj ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë.”

FB IMG 1700596926592 1 FB IMG 1700596931230 FB IMG 1700596933413

Artikulli paraprakBERZH: Vetëm në Shqipëri nuk është rritur kënaqësia për të jetuar, më e ulët se në 2006-n
Artikulli tjetërPD, Alfrida Marku Dedgjonaj: Thirrja e ambasadave për funksionim normal të Parlamentit dhe kontroll të ekzekutivit, notë qortimi për shfaqjen e dakordësuar teatrale