Tarifat që po penalizojnë eksportet shqiptare

Tarifa që nuk shtojnë vlerën e produktit, por janë vetëm barrë për biznesin vlerësohet të arrijnë deri në një të katërtën e kostos së prodhimit. Një listë të këtyre tarifave, Qendra e Eksporteve shqiptare, pritet t’ia prezantojë qeverisë me kërkesën për t’i zhfuqizuar ato. Qendra e Eksporteve shqiptare po studion tarifat që nuk e rrisin vlerën e produktit apo shërbimeve, për të cilat planifikon t’i kërkojë qeverisë heqjen e këtyre shërbimeve të tepërta. Historikisht sipërmarrjet vendase janë pak konkurruese në tregjet e huaja dhe arsye kryesore sipas drejtuesit të kësaj qendre, është barra e tarifave të tepërta. Po cilat janë disa nga këto tarifa? Disa prej tyre po kundërshtohen prej vitesh. Kundërshtitë për disa të tjera kanë mbërritur së fundi në kryeministri. Edhe pse të padukshme çdo ditë, sipërmarrjet vlerësojnë se këto tarifa arrijnë deri në një të katërtën e kostos për një njësi prodhimi. Të dhënat e tregtisë, tregojnë se eksportet tona janë ende të varfra në vlerën e tyre. Rreth 70% e eksporteve sipas INSTAT janë rieksporte të veshje-këpucëve dhe eksport i lëndëve të para minerale.

Artikulli paraprakRama pritet me protesta nga studentët!: Jep dorëheqjen!
Artikulli tjetërNgec huaja tek ekonomia