Taksa e re, sa do paguajmë më shumë për banesat tona

Që nga shtatori taksapaguesve do t’ju shtohet edhe një tjetër taksë, e cila vjen nga vendimi i qeverisë për të aplikuar një taksë të re për pronën, shtëpitë dhe tokat tuaja në të gjithë vendin. Pra, qeveria do të taksojë shtëpitë tuaja në bazë të një vlerësimi paraprak të vlerës së tregut. Por kategoritë e banesave sipas vlerës së tregut ende nuk janë të indeksueshme në mënyrë që qytetarët të informohen paraprakisht dhe procesi të jetë transparent.
Nëse jeni duke shijuar pushimet diku larg shtëpisë në bregdet apo në mal, mos e largoni plotësisht mendjen nga jeta politike e përditshmërisë. Kjo, që të mos befasoheni nga vendimi i qeverisë për të aplikuar një taksë të re për pronën, shtëpitë dhe tokat tuaja në të gjithë vendin. Tatimi do të fillojë të aplikohet në shtator, menjëherë pas kalimit të ligjit në Kuvend.
Pra, qeveria do të taksojë shtëpitë tuaja në bazë të një vlerësimi paraprak të vlerës së tregut. Por kategoritë e banesave sipas vlerës së tregut ende nuk janë të indeksueshme në mënyrë që qytetarët të informohen paraprakisht dhe procesi të jetë transparent.
Taksa do të aplikohet fillimisht si projekt pilot vetëm në disa qytete – Tiranë, Korçë dhe Fier.
Në Tiranë, qytetarët do të paguajnë 15 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993.
Në Korçë e në Fier taksat mbi banesën janë përkatësisht 10 dhe 12 lekë për metër katror.
Qeveria shqiptare pretendon se kjo është kërkesë e BE për të konsoliduar bazën e të ardhurave përmes tatimit dhe pretendon rritje të ardhurash në buxhet deri në katër mijë herë.
Shqipëria, me normë më të lartë të taksave në rajon
Shqipëria u rendit në vendet me normën më të lartë tatimore në rajon sipas një studimi të Al-Tax, por vendi gjithashtu paguan më pak taksa se çdo shtet tjetër i rajonit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitin 2016.
Studimi tregon se edhe për vitin 2016, Shqipëria dhe Serbia janë vendet me normën më të lartë tatimore ne vendet e Rajonit te zgjerimit. Në të kundërt, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia kanë normën më të ulët tatimore në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Norma e taksave në Shqipëri është 36.5%, duke u rritur me gati 6 pikë përqindje në krahasim me 2014, kjo norme në Maqedoni është 13%, në Kosovë, 15%, në Kroaci 20.9%, në Malin i Zi 22.2%, në Bosnjë 22.6% dhe Bullgari 27,0%.
Por edhe pse formalisht Shqipëria ka normën më të lartë tatimore në rajon, paguan më pak taksa nga të gjitha vendet e rajonit. Sipas Al-Tax në vitin 2016, Shqipëria bashkë me Kosovën u renditën në vendet që paguajë më pak taksa, me një barrë tatimore përkatësisht 24,4% dhe 23.5%. AL-tax, me barrë tatimore mat pagesën e taksave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Edhe në renditjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore Shqipëria paguan taksa në raport me PBB më pak se në të gjitha vendet e rajonit. Të ardhurat tatimore ne Shqiperi që janë pjesa kryesore e buxhetit për vitin 2016 dhe 2015, ishin respektivisht sa 24,4% dhe 24.1% e PBB-së.
Al-Tax shpjegon se barra tatimore (pagesa e taksave ne raport me PBB) në rajonin e Ballkanit në vitin 2016 është mesatarisht sa 32% e PBB, ndërsa në vitin 2015 ishte 31.5% e PBB-së.

Artikulli paraprakKLSH kallëzon 4 drejtorë bashkie, shkaktuan 38 milionë lekë dëm me tenderat
Artikulli tjetërSekuestrimi i 531 mijë USD, zbulohet skema si pastronte para vlonjati nga SHBA