Takimi në Shtëpinë e Bardhë, roli i Ivanka Trump në takimin me Hotin e Vuçiç

Takimi mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë nisi dje në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vijon edhe këtë të premte.

Në takimin e djeshëm ishte e pranishme edhe vajza e presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Pjesëmarrja e saj këtu shihet si zhvillim i veçantë, pasi ajo besohet se u bashkohet vetëm takimeve të rëndësishme diplomatike për të cilat ka interes të theksuar babai i saj.

Praninë e saj në këtë takim e vlerësoi edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit ka zbuluar se vajza e Trump foli për tema të rëndësishme.

“Ivanka është e rëndësishme. Ajo foli për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrësisë në Ballkan e posaçërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë”, tha ai.

Më tej, presidenti serb ka deklaruar për mediat i se në këtë takim ku ishte Ivanka Trump u fol shumë për Lindjen e afërt dhe se amerikanët shpenzuan shumë kohë duke folur për këtë rajon dhe posaçërisht për marrëveshjen që arritën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ata deshën të na përfshijnë edhe neve në këtë temë”, është shprehur Vuçiç.

Artikulli paraprakArbitrazhi: Shteti shqiptar ti paguajë menjëherë kompanisë “Aktor” 44 milionë USD për punën që i mori Bego i Ballës
Artikulli tjetërNetanjahu: Mirëpres marrëveshjen me Kosovën