Tafaj: Nuk ka asnjë ndihmë për personat me aftësi të kufizuara, rrezikojnë të mbeten pa ushqime ata që…

Kreu i shoqatës së personave me aftësi të kufizuara Sinan Tafaj, në një lidhje me skype me Fax Neës u shpreh se kjo kategori është shumë e rrezikuar nga izolimi, për shkak se një pjesë e tyre jetojnë edhe vetëm.

Tafaj u shpreh se nga kufizimi i lëvizjes, ata mund të rrezikojnë të mbesin dhe pa ushqime, dhe për këtë duhet të ketë një ndërhyrje sa më të shpejtë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tafaj e konsideroi të drejtë vendimin e qeverisë për të shtyrë afatet e daljes në komision të personave me aftësi të kufizuar dhe shtoi se ndaj personave me aftësi të kufizuara nuk ka asnjë lloj ndihme ekonomike shtesë nga ana e qeverisë.

“Kategoria e personave të kufizuar rrezikon edhe për shkak se një pjesë e tyre jeton vetëm, dhe nuk mund të marrë as shërbimet e nevojshme. Vendimi për të shtyrë daljen në komision është një vendim i drejtë, pasi ndryshe mund të rrezikohej pagesa.

Ka informacione që pagesat janë bërë, përveç atyre të kompesimit të energjisë elektrike, nuk kemi shumë komunikime intesive pikërisht prej kësaj situate që jemi duke kaluar.

Personat me aftësi të kufizuar nuk përfitojnë asnjë të ardhur shtesë. Ministria duhet të marrë informacione veçanërisht për personat që jetojnë vetëm, që tiu sigurojë ushqime dhe ilaçe. Pensionistët mund ti ofrojnë vetëm shërbime, ndërsa personat me aftësi të kufizuar rrezikojnë që të mos marrin shërbimet bazë”, tha Tafaj, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qendrojnë në shtëpitë e tyre, dhe të zbatojnë masat e distancimit social.

Artikulli paraprakHeroina ime e ditës quhet Ardiana Handraj!
Artikulli tjetërTabaku-Ramës dhe Veliajt: Dilni në punë se keni tre javë që fshiheni