Superskandal! Rama liron nga burgu Kostandin Xhuvanin, vrau 5 vetë!

Rama liron nga burgu vrasësin e dashur serial të organizatës kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani. Ky ka qenë denoncimi që ka bërë sot ish-Kryeministri Sali Berisha pas një mesazhi të ardhur në adresë të tij nga qytetari dixhital.
Sipas qytetarit dixhital, Kostandin Xhuvani, i cili vuan dënimin me 25 vite burg për vrasjen e 5 të rinjve, para 5 ditësh është paraqitur në QSUT pasi është operuar nga apendiciti. Po ashtu ai shkruan se, pas operacionit, që u bë gjatë natës, familjarët e morën Xhuvanin me urdhër të Ramës dhe ai nuk shkoi më në burg.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Superskandal!
Rama liron nga burgu vrasesin e dashur serial te organizates kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani
Motivi: Kosta ka vrare 5 te rinj por eshte xhani i partise!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr Kostandin Xhuvani vrasësi i 5 te rinjve nuk eshtë me ne burg. Para dy javesh Kosta ka qen ne QSUT esht ber operim nga doktori per apendisitin dhe ne dallim nga te burgosurit e tjere qe trajohen ne spital apo qe edhe vdesin pa kurrfar ndihme ate me urdher nga Rama e kan marr familjaret brenda dites nga spitali Esht operuar naten dhe e kan mor direkt familjaret seshtë rregjistruar fare ne rregjistrat e spitalit te burgut dhe nuk eshtë ne burg me nderhyrje nga vet Rama esht liruar nga burgu nen pretekstin e operacionit.

Vendimi Gjykatës për Xhuvanin
Gjykata e Tiranës dha vendimin përfundimtar më 10 mars 2015 për Kostandin Xhuvanin, autori i masakrës me katër viktima në lokalin e natës “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit në Tiranë me 4 nëntor 2014. Plot 35 vjet burg.
Prokuroria e Tiranës paraqiti konkluzionet përfundimtare duke kërkuar deklarimin e fajshëm të të pandehurit Xhuvani dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Teksa në seancën gjyqësore të një dite më parë, i pandehuri ka kërkuar nga trupi gjykues ta gjykojnë drejt çështjen në ngarkim të tij, duke u justifikuar se ka vepruar në gjendje jo të mirë mendore, mëngjesin e krimit.
“Kërkoj ta gjykoni drejt çështjen dhe të merrni parasysh rrethanat në të cilat kam kryer veprimet”- ka thene Xhuvani.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, dënimi përfundimtar i Xhuvanit shkon në 35 vjet heqje lire.
Xhuvani akuzohet si autor i vrasjes së shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaji, pas një grindjeje të çastit në ambientet e një lokali nate në Rrugën e Elbasanit.
Nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën edhe shtetasi Arbër Demiraj, si dhe shtetasi italian Xhanpaolo Azzolo, i cili ndërroi jetë në spital.

Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë, për dënimin me 35 vite burg për Kostandin Xhuvanin.
Djali i ish-deputetes së Partisë Socialiste, bëri ankim ndaj vendimit të gjykatës, që e dënoi me 35 vjet burg për vrasjen e katër personave në Tiranë, dhënë më 10 mars të këtij viti, por kërkesa e tij është hedhur poshtë nga Apeli.
Sipas këtij vendimi, Kostandin Xhuvani, nuk mund të përfitojë kërkesa për liri me kusht apo edhe ulje të dënimit për sjellje të mirë.
Po ashtu dënimin Xhuvani do ta vuajë në një burg të sigurisë të lartë.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të Edison Jahos, Enea Xhajit, Arbër Demirajt dhe Xhanpaolo Azzolo në ngjarjen e 4 nëntorit 2014, në një lokal nate te Rruga e Elbasanit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, djali i ish-deputetes i shpëtoi burgut përjetë, pasi gjykata e zbriti ndëshkimin në 35 vjet heqje lirie.
Xhuvani kërkoi një masë dënimi më të butë duke e argumentuar këtë kërkesë me faktin se të gjitha veprimet e tij janë kryer pa dashje, pa vullnet dhe pa ndërgjegje, për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe të drogës.

Artikulli paraprakSëmundja, beteja e fituar! Rrëfehet shkrimtari Fatos Kongoli
Artikulli tjetërUnaza e Re, reagon Vasili: Rama, megagrabitje para syve të qytetarëve!