Supermashtursi Veliaj gënjen për paratë e fituara në gjyq, reagon deputeti: I ka marrë nga fondi i mamit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është kapur haptazi në gënjeshtër së fundi me një video që ka postuar në rrjetet sociale.
Ai thotë se ka dhuruar dy kompjutera për një nga shkollat e kryeqytetit me paratë që ka fituar nga gjyqi për shpifje me këshilltarin democrat, Akil Kraja, madje kjo situatë e Veliajt ka gjetur pasqyrim dhe në media duke u bërë lajm.
Po si qëndron e vërteta?
Veliaj dërimë tani nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Kraja për shkak se vendimi është apeluar dhe do të duhet të pritet një vendim i dytë i drejtësisë. Lajmin e apelimit të vendimit e ka konfirmuar ditën e djeshme dhe në studion e Fax News këshilltari Kraja.
Po për këtë çështje ka reaguar së fundi dhe deputeti, Edi Paloka, i cili tregohet i ashpër në ironinë e tij duke thënë se, Veliaj i ka marrë paratë nga fondi i mamit, njësoj siç ka deklaruar dhe për dasmën e tij luksoze në kalanë e Gjirokastrës.
“Janë sulur të gjithë ta quajnë mashtrues… Vërtetë nuk i ka nga paratë e gjyqit po hë për hë i ka marrë nga fondi i mamit”, shkruan Paloka.
“I dhurova shkollës “Isa Boletini”në Kodër Kamëz dy kompjuterat e parë pas fitores së të vërtetës mbi shpifjet!
‪Pas rikonstruksionit dhe dyfishimit të ambienteve, do vazhdojmë ta fuqizojmë shkollën shembullore me kompjutera nga shpifjet çdo javë!”, shkruante dje me nxitim Veliaj, ku nuk harronte të përmendte dhe porosinë e shefit të tij, kryeministrit Rama.

Artikulli paraprakArtistët: Teatrin do ta mbrojmë deri në fund, qoftë dhe me trupat tanë
Artikulli tjetërRama me gruan e tij, pazar në dyqanet më të shtrenjta të Nju Jorkut!