Sulmohet televizioni Shamshad në Kabul

Persona të armatosur sulmuan ndërtesën e një stacioni televiziv në Kabul, duke vrarë së paku një person.
Tre sulmues hynë në ndërtesën e Televizionit Shamshad, pasi kanë shpërthyer eksplozivë, tha policia.
Një roje dhe një nga sulmuesit raportohen të vrarë, ndërsa operacioni i sigurisë është në vazhdim e sipër.
Grupi militant Shteti Islamik, përmes ueb-faqes Amaq, tha se është përgjegjës për sulmin.
Televizioni citoi një komandant të forcave speciale afgane të ketë thënë se të gjithë pjesëtarët e stafit brenda ndërtesës janë shpëtuar.

Artikulli paraprakÇfarë fshihet pas mashtrimit të Ramës me 80 “agjentët e FBI”?
Artikulli tjetërArabia Saudite akuzon Iranin për “agresion”