Veliaj i jep koncesionin miliona euro të shkollave ndërtuesit Sula, që i ndërtoi vilën

Qytetarëqt e Tiranës do të paguajnë dyfish taksën e arsimit për shkak të një afere të pastër korruptive të Veilajt. Skema është e tillë ku nga fondi 80 milionë euro do të vidhen 14 milionë euro të paguara nga qytetarët e Tiranës, të cilët do të shkojnë për klientelën e Veliajt. Përfituesi i parë i kësaj skeme është ndërtuesi Genti Sula, i cili ka ndërtuer vilën e Veliajt tek Kodra e Priftit dhe në kompensim merr koncesionin e ndërtimit të shkollave që do të paguhet nga qytetarët e Tiranës. Pra, qytetarët e Tiranës do të paguajnë edhe vilën e Veliajt.
Deklarata e këshilltarit të PD në Bashkinë e Tiranës, Spaho
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të fusë dorën edhe më shumë në xhepat e qytetarëve të Kryeqytetit dhe t’i grabisë ata duke përdorur si mburojë fëmijet dhe shkollat.
Ai po përgatit dhe po zbaton skemën më të madhe të abuzimit me paratë tona, paratë e taksapaguesve, për t’ua dhënë klientëve të tij dhe klienteve të tutorit të tij Edi Rama.
Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17 shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në vend të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pas rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, rritjes së taksës së tabelës, dyfishimit të taksës së pronës, rritjes së taksës për hapësirat tregtare, 6 fishimit të taksës për zënien e hapësirave publike, vendosjes së takses për infrastrukturën arsimore,

bllokimin e rrugëve dhe vendosjen e parkingjeve me pagesë, qytetarët e Tiranës do të paguajnë taksën e dyfishtë për arsimin,
sepse Erion Veliaj ka vendosur të vjedhë 14 milionë euro nga projekti i shkollave me PPP.
Si bëhet kjo vjedhje?
Shumica e familjeve në Tiranë ka marrë të pakten një herë kredi për shtëpi dhe gjithkush synon ta marrë me interesin më te ulët, mesatarja është tek 4%.
Por nuk ndodh kështu me Erion Veliajn.
Kryebashkiaku hajdut dhe zhurmëmadh i Tiranës paguan me taksat tona 6.3 % interes tek ata që do të ndërtojnë shkollat me 80 milionë euro.
Një kryebashkiak i ndershëm që nuk e ka mendjen të vjedhe dhe të kapë median si Erion Veliaj, do të kishte marrë kredi shtetërore me 3 % dhe, në vend te 17 shkollave, do të kishte ndërtuar 21 shkolla apo do të kishte kursyer 14 milionë euro.
Kush do t’i fitojë këto 14 milionë euro, kundër interesit të qytetarëve?
I pari që ka formosur kontratën me bashkinë e Tiranës është Gentian Sula!
Qytetarët e Tiranës duhet të dinë se ky është ndërtuesi i rezidencës luksoze të vilave në Kodrën e Diellit, ku jeton edhe kryebashkiaku hajdut Erion Veliaj.
Konflikti i interesit është i hapur, njësoj si vjedhja e 14 milionë euro me projektin e shkollave me PPP!
Ka ardhur koha që qytetarët e Tiranës t’i japin fund shkatërrinit të qytetit me beton, babezisë dhe vjedhjes së mbuluar me ngjyra të bukura nga simboli i korrupsionit të Tiranës, Erion Veliaj!

vilaaaa

Artikulli paraprakNdikimi i kafes në shëndetin e lëkurës
Artikulli tjetërBashkia Kamëz reagon ndaj informimit dashakeq nga Policia e Shtetit dhe disa mediave