Studimi/ Pikëllimi dhe stresi shkaktojnë kancer

Sipas një studimi ndërkombëtar të realizuar në 9 vende të ndryshme të botës, një në 6 persona që vuanin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’ ishte diagnostikuar me kancer.

Gjetjet e këtij studimi janë publikuar këtë javë në ‘Journal of the American Heart Association’.

Sindroma e zëmrës së thyer, e njohur ndryshe si kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi ose sindroma e Takotsubo, është një fenomen i vërtetë.

Stresi emocional ose fizik bën që zemra të mos e pompojë gjakun në mënyrën e duhur. Kjo gjendje mund të bëjë që personat e prekur të pësojnë arrest kardiak.

Në këtë studim janë analizuar rreth 1,604 persona që kishin sindromën e zemrës së thyer si dhe 267 të cilët ishin të sëmurë me kancer.

Kanceri më I zakonshëm në këto raste ishte ai i gjirit i ndjekur nga ai i sistemit tretës.

Artikulli paraprakProtesta para Kryeministrisë/ Policia shpërndan me forcë dhe arreston pronarët e lokaleve
Artikulli tjetërMaskarada e menaxhimit të Pandemisë në Shqipëri, nuk kursen as institucionin më të lartë të shkencës në vend!