Studimi: Ja pse koronavirusi është më i rrezikshëm se gripi sezonal

Krahasimet në mes të viruseve të kaluara dhe koronavirusit, kanë marrë një vëmendje të madhe nga të gjithë shkencëtarët.

Sipas të dhënave, virusi sezonal ka lënë të vdekur gati 22.000 persona në ShBA gjatë sezonit të gripit. Përderisa kohëzgjatja e gripit sezonal varion, shumica e rasteve të vdekjeve ndodhin në mes të tetorit dhe majit. Nëse 22.000 njerëz kanë vdekur që nga tetori deri në maj, kjo vlerë do të ishte ekuivalente me 91 vdekje nga virusi i gripit në ditë.

Nga ana tjetër, në vetëm tetë muaj, Covid-19 ka lënë të vdekur më shumë njerëz se sa virusi sezonal ka shkaktuar vdekje në pesë vitet e fundit.

Përpos këtyre statistikave që tregojnë se koronavirusi shkakton më shumë vdekje sesa virusi sezonal, ekzistojnë edhe disa fakte të tjera, që tregojnë se Covid-19 është më i rrezikshëm:

Koronavirusi është më ngjitës sesa virusi i gripit

Hulumtimet kanë treguar se një person me virus sezonal infekton mesatarisht 1.28 persona. Nga ana tjetër, një person me koronavirus infekton mesatarisht 2 deri në 3 njerëz.

Koronavirusi mund të përhapet edhe nga persona pa simptoma

Tek rastet e gripit sezonal, periudha e inkubacionit është relativisht e shkurtër. Personat fillojnë t’i ndjejnë simptomat menjëherë pasi infektohet në krahasim me koronavirusin, i cili mund të mos shfaqë simptoma deri në 15 ditë.

Nuk kemi ende vaksinë adekuate

Ekspertët thonë se një numër i madh i personave nuk do të infektoheshin nëse deri tani do të kishte një vaksinë Covid-19.

Artikulli paraprakEdi Rama është një frikacak! Po të jetë burrë le të…
Artikulli tjetërJa çfarë i shkaktoni trupit nëse pini kafe pa ngrënë mëngjes