Studentët sfidojnë Ramën, nesër protestë të veçantë para Kryeministrisë (Axhenda)

Protesta e studentëve vazhdon edhe pse shumica prej tyre janë pushim, Ata kanë vendosur që të protestojnë në çdo ditë në mënyrë sa më artistike ku këtë gjë pritet ta bëjnë edhe nesër.
Ata kanë vendosur që të bëjnë një ekspozitë me 99 pankartat më të bukurat e protestës. 9 pankarta do jënë të mëdha, 9 Meme, dhe 81 pankarta A3 që në total bëhen 99.
Protesta do të jetë përballë kryeministrisë.
Olgert Rakipllari, një student aktiv në protestë, në një lidhje direk tha se nesër do të zhvillojnë një ekspozitë me pankartat dhe memet më pikante gjatë protestës.
“Ne kemi gjetur këtë formë të protestës tonë, duke e reduktuar në dy orë, nga ora 10-12 çdo ditë. Nesër është parashikuar një ekspozitë, ku nga qindrat pankartat ne kemi zgjedhur 99 pankarta dhe meme. Kemi zgjedhur simbolikën numrin 9 për 9 kërkesat që i kemi parashtruar kryeministrit. Duke qenë se kryeministri është artist menduam ti flasim me gjuhën e tij, duke qenë se deri më sot nuk na ka mirëkuptuar”, tha Rakipllari.

auto 48413770 2223870147877279 410249327584215040 n 11545846309 1

Artikulli paraprakVeliaj pasi devijoi Lanën për pallatet 60 milionë euro të trafikantit Bego, tani bën rolin e budallait!
Artikulli tjetërTempulli prej ari në shtëpinë e Gjiknurit, Berisha publikon fotot