Studentët para Kryeministrisë edhe natën në shi

Rezistenca e studentëve ka vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës edhe pse temperaturat ishin shumë të ulëta e të shoqruara edhe me reshje shiu.
Një grup i vogël studentësh e kaluan natën përpara Kryeministrisë në shenjë proteste për tetë pikat.
Rikthimi i reshjeve të shiut nuk i ka penguar ata që të qëndrojnë në Bulevard gjatë gjithë natës me çadra dhe mushama mbi supe.
Megjithatë siç shihet edhe nga pamjet, numri i studentëve që ka qëndruar jashtë, ka qenë simbolik kjo për të treguar se revolta vazhdon dhe nuk ndërpritet për asnjë moment.
Studentët kanë paralajmëruar edhe sot protestë para Kryeministrisë. Mbledhja e studentëve ka nisur që në orën 08:30 pranë Fakulteteve respektive dhe në 10:00 do të jenë te Kryeministria.
Bashkimi Kombëtar Studentor bën thirje për protesta të qeta. “Për asnjë moment nuk duhet të përshkallëzohet protesta deri në një njoftim të dytë” thuhet në një postim në fb, teksa përjashtohen në mënyrë kategorike negociatat me Kryeministrin për 8 kërkesat e parashtruara prej tyre.

auto 20181213 204144 131218122 2 UQPhPzP1544773779

Artikulli paraprakMarku: Je mashtrues, Rama: Mbaj gojën me mua…debati
Artikulli tjetërQytetarët shpërthejnë ndaj Ramës: Po na tremb fëmijët, mos e pranoni atë delenxhi në panele