Studentët nuk tërhiqen: Të plotësohen urgjentisht katër pikat, jo vetëm dy

Studentët kanë reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Nikolla duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e plotë të të katër kërkesave. Ato e kanë konsideruar të pamjaftueshme plotësimin e vetëm dy nga kërkesat e studentëve dhe zvarritjen e dy kërkesave të tjera. “Ne nuk do të fillojmë mësimin derisa të plotësohen plotësisht të katër kërkesat tona”, thonë studentët.
Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i saj që studentët të paguajnë për provimet që do të japin.
Vendimi është marrë në një takim të Lindita Nikollës me rektorët dhe dekanët.
Por qeveria ka vendosur që të tërhiqet vetëm nga kjo pikë, e asnjë tjetër. Ndërkohë, studentët kanë reaguar pas deklaratës së ministres Niklolla duke thirrur në kor: Duam arsim public falas.
Kërkesat e studentëve janë si më poshtë:
Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.
Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit.
Përmirësim të kushteve në konvikte.
Përgjysmimin e tarifës së studimeve.

Artikulli paraprakVeliaj shkon te Unaza e Re, pi kafe në hotelin e nipit të Gramoz Ruçit, banorët: Erdhi si skuth me 20 policë
Artikulli tjetërStudentët thirrje qeverisë: Mos na provokoni. Ne nuk lëvizim!