Studentët nuk pranojnë negociata, përzënë zëvendësministren e Arsimit

Studentët nuk kanë lejuar zv.ministren e Arsimit, Besa Shahini që të negociojë me ta, duke e larguar nga tubimi, ndërsa kanë qëlluar edhe me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Studentët janë të vendosur tashmë në kërkesat e tyre për ulje të tarifës dhe shtyrje të afatit për pagesën e vitit shkollor.
Ata i kanë bërë thirrje disa herë ministrisë së Arsimit dhe qeverisë, që nuk ka më kohë as për negociata e as për bisedime, tani koha është për një zgjidhje reale.
Studentët thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Vete studentët shprehen se, do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.

auto 647dfd29 a825 47a7 ae97 e1168542d92b1544005317

Artikulli paraprakZhduket prej një jave një i ri në Dibër, familjarët: E kanë rrëmbyer!
Artikulli tjetërGjobat e Ramës që çuan në revoltë studentët, 70 mijë lekë për provim, 400 mijë lekë tarifë