Studentët në ditën e tretë të protestës: Asnjë njoftim nuk ka ardhur edhe për zhvillimin e mësimit online

Studentët kanë vijuar protestën e tyre në ditën e tretë të saj, kundër vendimit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online, si masë parandaluese për përhapjen e epidemisë së Covid-19.

Edhe sot, ata janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit, ku kanë theksuar se, edhe pas vendimit për zhvillimin e mësimit online, ata nuk kanë marrë asnjë njoftim me e-mail se si do të vijojë procesi mësimor.

Studentët kanë kërkuar të kthehen në auditore të zhvillojnë mësimin pasi vendimi i Komitetit Teknik ishte i papritur ndërsa ata kishin bërë pagesat e konvikteve dhe qirave të banesave të cilat nuk iu rikthehen pas.

Për pagesat e konvikteve, rezidenca Studentore 1 dhe 2 ka njoftuar më herët se pagesat e kryera në muajin nëntor nga studentët do të jenë të vlefshme për muajin dhjetor.

Ndërkohë studentët kanë bërë edhe disa kërkesa të tjera, siç është rimbursimi i qirave të tyre, mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditorë, leksionet online ndërsa seminaret në auditorë, pagesat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët si dhe mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses online.

Artikulli paraprakProbleme në dorëzimin e mbi 80 milionë votave me postë
Artikulli tjetërShifrat reale/ Kush po fiton në 4 shtetet kyçe