Studentët mesazh Ramës: Shihemi në janar!

Protesta e studentëve ishte kryefjala e këtij muaji. Ato për 16 ditë rresht dolën në protestë duke kërkuar arsim cilësor si dhe kushte më të mira në universitete.
Por protesta u ndal për shkak të festave të fundvitit. Sipas burimeve të Syri.net dje stuidentët kanë mbajtur disa mbledhje në fakultetet përkatëse. Ato kanë rënë dakort që protesta të ndalet dhe të vazhdohet në janar.
Dita kur mendohet të vazhdojë shkolla studentët do vazhdojnë protestën e tyre. Ato shprehen se ky pushim do u shërbejë për të marrë energji pas 16 ditëve protestë.
Këto ditë pushimi studentët do i përdorim për organizimin e protestave të mëtejshme. Duke qenë se janë të lidhur me jetën universitare ato në Janar do vazhdojnë bojkotin ë mësimit. Plotësimi i kërkesave për studentët do të thotë vazhdimi i mësimit.
Studentët i vënë fajin ligjit arsimor ku ata duan që ky ligj të bie sepse ai favorizon universitetet private.
Një pikë tjetër që nuk është cekur dhe që Rama e ka refuzuar ta bëjë janë tarifat e masterit. Duhen ulur tarifat e masterit. Ato janë jashtëzakonisht shumë të larta.
Studentët thonë se në janar do jenë gati përsëri dhe nuk do dorëzohen sado që Rama mundohet ti përçajë dhe të ndalë protestën.

auto studentet1 2

Artikulli paraprakVjedhja 20 milionë euro, Gjiknuri dhe Qendro kapen në takim privat
Artikulli tjetërVasili nxjerr bllof Ramën: “Ja se si është i kapur deri në fyt nga oligarkët” (Video)