Studentët e mjekësisë pas vendimit të GJK: Do mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet

Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve dhe deputetëve të opozitës, duke rrëzuar disa nene të ligjit shtrëngues të qeverisë për studentet e mjekësisë, që lidhen me afatet e mbajtjes së diplomës.

Një ditë pas vendimit për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë dalë sot në një deklaratë ku shprehen se janë gati të mbushin sheshet nëse e drejta e tyre cënohet.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”, deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.

Artikulli paraprakShtrenjtohen sërish apartamentet në Sarandë, agjentët imobiliarë: Të huajt po ulin kërkesën për blerje, shtohet për qira
Artikulli tjetërSuedia në NATO, Edogani “e vulos”! Firmos kërkesën në këmbim të F16-tave te SHBA-së